fbpx
Lajme

Bekim Haxhiu thotë se një deputet i Vetëvendosjes ka financuar raporte anti-UÇK

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu thotë se një deputet i Vetëvendosjes ka financuar raporte anti-UÇK. Por ai thotë se tani nuk është momenti të tregojë se kush është ai person por se ka qenë deputet, përcjellë Gazeta Blic.

“Është një organizim i Serbisë e Rusisë për gjykatën Speciale. Pas shumë akuzave e shpifjeve të Serbisë e Rusisë, votimi i Speciales ishte e keqe e domosdoshme. Rusia e Serbia kishte edhe bashkëpunëtorë shqiptarë të kamufluar në institucione”.

Ka pasë edhe deputetë të Vetëvendosjes që kanë financuar raporte anti-UÇK. Nuk është momenti me tregu kush, Specialja ka me tregu, ka qenë deputet. Kemi pasë edhe akuzën publike të këshilltarit të Kurtit. Specialja po të mos bëhej nga Kosova do bëhej nga OKB-ja”, deklaroi Haxhiu në Kanal10.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close