fbpx
Lajme

Kadare në sy Presidentit të Francës: Ka shumë propagandë kundër UÇK-së, ka demonizim

Ra ky mort e u pamë. Një përmbledhje e shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare. Ditar personal i tij, me letra e artikuj për luftën e Kosovës dhe Konferencën e Rambujesë. Ismail Kadare, me datë 24 qershor 1999 ishte takuar në rezidencën presidenciale në Paris me presidentin francez Zhan Shirak.

Ja rrëfimi i tij i plotë:

Ngrënie mëngjesi te presidenti Chirac (Shirak), në Elysee, për Kosovën. Kur e marr fjalën, çështje e parë që ngre është ajo më e ngutshmja: të burgosurit shqiptarë, që serbët i kanë marrë me vete në Serbi. Nënvizoj faktin që midis tyre ndodhet një pjesë e elitës kulturore e politike të Kosovës. I përmend të burgosurin Nr.1 të Europës, Ukshin Hotin, filozof, historian, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës gjatë kohës së autonomisë. M. Kullashi, që rri pranë meje, shton emrin e Flora Brovinës, e gjymtuar, me sa duket, nga torturat. Presidenti tregohet i shqetësuar. Është në dijeni të kësaj dhe premton se do të bëjë çmos për ta çuar punën gjer në fund.

Çështja e dytë që ngre, është problemi i UÇK-së. Ka shumë propagandë kundër saj. Ka demonizim. Do të jetë gabim fatal përjashtimi i UÇK-së nga proceset në Kosovë. Është e vetmja forcë që ka besueshmëri morale, sidomos në sytë e të rinjve dhe adoleshentëve. Energjia e saj, e disiplinuar, natyrisht, prej kontrollit të KFOR-it duhet shfrytëzuar, sidomos për rivendosjen e vendit. Përjashtimi i saj do të shtonte radhët e të zhgënjyerve, që nuk janë pak në Ballkan, dhe ndoshta të banditizmit, këtij prodhimi tipik ballkanik.

Tags

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close