fbpx
Lajme

Qeveria dorëlirë e Ramush Haradinajt: ‘Shterri’ Fondin e Rezervave për dy vite radhazi

Më 10 shtator të vitit 2017, Ramush Haradinaj u zgjodh Kryeministër i Kosovës me votat e 61 deputetëve, pragun minimal për ta marrë drejtimin e Qeverisë. Sa ishte në drejtim të kësaj, për dy vjet radhazi i pari i AAK’së ‘e shterri’ Fondin Rezervë të shtetit, shkruan Gazeta Metro.

Fondi që parashihet të përdoret vetëm në raste të jashtëzakonshme është zbrazur tërësisht, në mbledhjen e fundit të qeverisë në detyrë.

Harxhimet që janë më shumë se 6 milionë euro të ndara nga buxheti i shteti, Shefi i ekzekutivit në largim po i arsyeton duke thënë se disa prej tyre u ndanë për nevoja të zjarrfikëse, për t’i ndihmuar fermerët, e edhe për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Përpos këtyre rasteve, Haradinaj tha se para nga Fondi i Rezervave u dhanë edhe për situata ‘ku është dashur vendim i shpejtë me miratimin të Qeverisë’.

Mirëpo, vlen të theksohet se njëjtë Haradinaj veproi edhe gjatë vitit të kaluar.

Qeveria e tij dorëlirë edhe 5 milionshin e ndarë për situata emergjente në vitin 2018, ‘e shterri’ brenda një kohe shumë të shkurtër.

Në tri mbledhje të ndryshme gjatë 2018’tës, Qeveria e drejtuar nga i pari i AAK’së, kishte ndarë 368 mijë e 904 euro, 112 mijë prej tyre të ndara për rregullimin e Parkut të Paqes në Preshevë, shkruan Gazeta Metro.

Ky nuk është vendimi i vetëm i Qeverisë nga fondet e rezervave shtetërore. Prej tyre, janë ndarë mjete financiare edhe për manifestime kulturore për shënimin e 555 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, manifestime të tjera si ‘Flaka e Janarit’e ndarjen e 300 mijë eurove për t’i dërguar në pushime verore 1 mijë e 500 veteranë.

Qeveria e Kosovës nga rezervat shtetërore ka ndarë edhe 1 milion euro për Operatorin e Sistemit, Transmiisionit dhe Tregut (KOSTT) për mbulimin e faturimit të energjisë elektrike në veri. 600 mijë euro janë ndarë për organizimin e programit të Këshillit Organizativ për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë, ndërsa 100 mijë të tjera të planifikuara të ndahen sipas nevojave të manifestimit.

Përveç këtyre, Qeveria Haradinaj ishte detyruar t’i jap edhe 53 milionë euro shtesë Bechtel-Enka’s, për mbulimin e përgjegjësisë në kryerjen e vonesave të pagesave ndaj kësaj kompanie.

Në bazë të kësaj, analistët e kishin quajtur këtë Qeveri si më të papërgjegjshmën dhe të pakujdesshmën, sa i përket çështjeve financare.

Ndryshe, Qeveria e Haradinajt, ka ndarë më së shumti mjete financiare të fondit rezervë, krahasuar me qeveritë e

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close