Qeveria e emëron tezaken tjetër të Presidentes në një pozitë të rëndësishme në Ministrinë e Bujqësisë
Qeveria e Kosovës e ka votuar Venera Çerkinin në pozitën e Drejtoreshës së Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Nacionale ka raportuar edhe më herët për këtë rast, pasi Çerkini në vlerësimin e Ambasadës së Britanisë nuk kishte arritur pikët as për t’u futur në garën e ngushtë.
Venera Çerkini është tezakja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
“Më lejoni të iu njoftoj për pozitën e drejtorit të Agjencisë për Zhvllim të Bujqësisë. Në pajtim me dispozitat për zyrtarë publik kemi zhvilluar procedurat, me qëllim të pozitës së vendit të lirë të punës. Për pozitën kanë aplikuar 15 kandidatë. Pas vlerësimit profesional nga komisioni shtetëror, kandidat fitues janë Venera Çerkini, Menderes Ibra dhe Lebibe Haliti. Propozoj emërimin e Venera Çerkinit në pozitën drejtore e Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë me mandat 4-vjeçar”, tha ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Emërimi u votua nga i gjithë kabineti qeveritar.