fbpx
Lajme

Qeveria e konfirmon se ishte në dijeni për qëndrimet PRO Mlladiqit të këshilltarit të ri, mirëpo thonë se ndryshoi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar dje si këshilltar të tij, e udhëheqës së Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Cvetko Veljkovic.

Për të nuk u dhanë shumë detaje, përveç se u tha se është ekonomist me profesion e vjen nga Shtërpca.

Megjithatë, më vonë u pa se ndër vite ai kishte bërë jo rrallë herë thirrje nacionaliste kundër shqiptarëve.

Emërimi i tij shkaktoi jo pak zhurmë në Prishtinë, ku reaguan fuqishëm opozita por jo vetëm, duke thënë se këshilltari i ri i Kurtit ka treguar simpatinë e tij për njërin nga gjeneralët më famë keq të Serbisë, Ratko Mladic.

Por zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se Veljkovic është i kënaqur që është pjesë e ndryshimeve, e se ata kanë qenë të njoftuar vetëm për ndryshimet në bindjet e tij.

“Për qartësim te opinionit publik, z. Velkovic, në llogarinë e tij të Facebook-ut ka publikuar një status në të cilin ka deklaruar se ai është i kënaqur qe është bërë pjesë e ndryshimeve dhe ne te njëjtën kohe ka bere thirrje te te gjithë qe te bëhen pjese e këtyre ndryshimeve pozitive. Për ndryshimet ne bindjet e tij ne kemi qene te informuar”, ka thënë për Express, Kryeziu.

Vetë Veljkovic përmes një statusi në Facebook ka shkruar se ka nderin që është emëruar këshilltar i Kurtit dhe drejtor në zyrën për komunitete.

Ai ka thënë se në pozicionin në të cilin është emëruar do të jetë edhe më i përkushtuar në të mirë të njerëzve në Serbi.

“Unë kërkoj nga të gjithë ju, cilindo komb të jeni, të jeni pjesë e ndryshimeve pozitive dhe fillimit të përparimit të popullit tonë”, ka shkruar ai, pa kërkuar falje apo pa u distancuar nga qëndrimet e mëparshme.

Veljkovic e ka zëvendësuar si këshilltar të kryeministrit, Nenad Rashiqin, kjo pasi që ky i fundit dha dorëheqje nga pozitat që mbante në qeveri, pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close