fbpx
Lajme

Qeveria Kurti shkel të drejtën e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të luftës, nuk ua jep pensionin

Problemet me të cilat po përballën të gjithë pensionistët, që dikur kapën armët dhe luftuan për vendin dhe tani nuk mund të marrin dy pensione nga shteti, po konsiderohen si një ndër shkeljet më të shpeshta të vitit 2023 në aspektin e të drejtave të njeriut.

Instituti i Kosovës për Drejtësi u ka bërë një analizë ligjore dy ligjeve, prapa të cilave po fshihet Qeveria e Kosovës, kur janë në pyetje përfitimet e njerëzve të luftës, raporton Kiks Kosova.

Problemi u shpërfaq në momentin kur qeveria tentoi të rritë pagën minimale dhe për këtë u thirr në ligjin e vitit 2014, i cili në fakt nuk ishte në fuqi. Kjo pasi dispozita kalimtare të tij konkretizonin se ligji fuqizohej pas kategorizimit të veteranëve në 3 grupe, por që kurrë nuk pati vullnet politik për një gjë të tillë.

Pikërisht ky ligj në pikën 2 të nenit 23 thotë që personat që marrin pensionet bazike kanë të drejtë të marrin edhe benificione të tjera.

Dhe kjo bie në kundërshtim me ligjin e vitit 2011, i cili konkretizonte në nenin 16 të tij se veteranët nuk mund të gëzojnë më shumë se një pension nga financimi i shtetit.

Ky pështjellim ligjor nga vetë qeveria ka marrë një verdikt nga Gjykata Supreme e Kosovës kur në një rast ka vendosur se veteranit të UÇK-së mund t’i takojë edhe pensioni kontributdhënës.

Andaj, sipas hulumtuesit të lartë, Gëzim Shala nga IKD, mohimi i kësaj të drejte është shkelje e të drejtave të njeriut.

Sipas Shalës, ministria po mban qëndrim të gabuar, duke theksuar se ligji për kategoritë e dala nga lufta është ligj i veçantë dhe ka keqinterpretim të tij nga ana e departamentit për pensione.

Edhe Shala kërkon nga Ministria e Financave që të lejojë marrjen e dy pensioneve ose të rregullojë këtë problematikë, pasi sipas tij, me këtë është duke i ngarkuar edhe gjykatat.

Deri në qartësimin e Ministrisë së Financave, veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve u mbetet që të drejtën e tyre ta përfitojnë vetëm nëpërmjet gjykatave.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close