fbpx
Lajme

Qosja: Kushner ia ndaloi hyrjen në Kosovë Sali Berishës, “i gjallë ose i vdekur do të hyj në Kosovë”

Akademik Rexhep Qosja sjell librin “Dëshmitar në kohë historike”, Ditari VIII, Koha e protektoratit (1999-2001). Në këtë ditar, akademik Qosja sjell rrëfime të padëgjuara më parë për kohën e luftës dhe pasluftës.

14.6.2000

Me vonesë, diku rreth mesditës, marr vesh se Bernard Kushneri ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha. Mbrëmë ia kishte çuar atij një letër në Kukës, ku ai kishte mbërritur me shumë partizanë të tij, me të cilën e kishte njoftuar se nuk i lejohet hyrja në Kosovë. I pezmatuar, i pezmatuar dhe i fyer për shkak të kësaj ndalese, Sali Berisha, në stilin e tij bolshevik, do të deklarojë po në Kukës se:

– I gjallë ose i vdekur do të hyj në Kosovë!

Për fatin e tij dhe të familjes së tij, Sali Berisha menjëherë ishte nisur shëndosh e mirë për në Tiranë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close