fbpx
Lajme

Mario dhuron qaforen e parë që ia kishte blerë vetes, për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri

Artisti i famshëm i makijazhit, Mario Dedivanovic, ka vazhduar ta ndihmojë Shqipërinë me rastin e tërmeteve tragjike që morën shumë jetë njerëzish, lanë qindra të lënduar dhe shkaktuan dëme të mëdha materiale.

Grimieri i Kim Kardashian ka vendosur ta dhurojë varësen e parë që e ka blerë për veten. Është fjala një varëse në formë shqiponje, të cilën e ka treguar përmes një videoje në Instagram.

“Stolia e parë që ia kam dhuruar vetes. U kam dhuruar shpesh stoli të tjerëve, por asnjëherë vetvetes”, ka shkruar Mario.

Më tej, ai ka treguar se si e ka blerë këtë i shtyrë nga vëllai i tij, i cili i kishte thënë se meritonte një dhuratë të tillë pas punës shumëvjeçare.

Dedivanovic ka treguar se e ka dhuruar shumën ekuivalente të qafores për t’i ndihmuar familjet e prekura nga tërmetet në Shqipëri. /Telegrafi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close