fbpx
Lajme

Qosja: Në 1999 Thaçi i tha Kushnerit “nëse flitet për kantonizim (ndarje) të Kosovës e lëshoj mbledhjen”

Akademik Rexhep Qosja ka botuar disa vëllime të librave, respektivisht mbi 8 libra nga ditari i tij personal. Ai aty duke specifikuar datat ka treguar për ngjarjet politike të kohës.

Me 25 gusht 1999, ai kishte shkruar në ditarin e tij se;

U mbajt mbledhja e Këshillit Kalimtar të Kosovës. Kanë ardhur të gjithë anëtarët, me përjashtim të Blerimit dhe të Sezai Shaipit, turkut. Mbledhjen e hapi Bernard Kushneri. Foli gjatë, gjatë, por kësaj radhe foli e ç’foli, kodër mbas bregut! Turr pas tij e mori fjalën Hashim Thaçi. Tha:
– Në qoftë se flitet për kantonizimin e Kosovës, që e kanë kërkuar serbët, kurse Kushneri propozoi tridhjetë minuta për diskutim rreth tij, do ta lëshoj mbledhjen.
Dhe, propozoi dy pika të reja të rendit të ditës:
e para çështja e sigurisë, që është diskutuar në mbledhjen e kaluar, dhe,
e dyta, Fondi i Bukoshit.
Mbas këtij propozimi iu përgjigj Veton Surroit dhe të tjerëve që po flasin për “fashizëm” dhe për “terrorizëm” në Kosovë. Dhe vazhdoi të flas kodër pas bregut!

Mbas tij e mori fjalën Veton Surroi dhe, duke bërë galimatiase logjike dhe gjuhësore, propozoi të mos flitet për kantonizimin sado më parë vetë foli për të.

Mbas Vetonit foli Ibrahim Rugova. Tha, i mërrolur, se nuk pajtohet me Thaçin.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close