fbpx
Lajme

Mehmetaj: Kur jemi te thithja e kokainës, me pas mujtë diqysh me i vendosë disa kamera në kryeministri e presidencë

“Kur jemi te thithja e kokaines ne zyra shteterore, me pas mujte dyqysh mi vendos do kamera edhe ne presidence e ne kryeministri”, ka shkruar Lirim Mehmetaj në llogarinë e tij në facebook, pas publikimit të videos nga Nacionale, ku shihet nënkryetarja e Lulzim Hetemit duke marrë drogë brenda objektit të Komunës së Leposaviqit.

Dragana Miletiq e njohur me nofkën ‘Beba’ është nënkryetare e komunës së Leposaviqit.

Që nga atëherë, ajo ka shërbyer në objektin e komunës bashkë me një staf serbësh e shqiptarësh, të udhëhequr nga Lulzim Hetemi, kryetar i komunës.

Megjithatë, që nga koha kur nisi detyrën, nënkryetarja e komunës duket se nuk ka funksionuar krejt në përputhje me ligjin.

Madje, është përfshirë në veprimtari ilegale e vepra penale të dënuara me ligjet e Kosovës.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fnacionalevideosofficial%2Fvideos%2F321532506949781%2F&show_text=true&width=476&t=0

Gazeta Nacionale nga burime të ndryshme ka siguruar disa video-incizime ku nënkryetarja e komunës, Dragana Miletiq, shihet duke konsumuar lëndë narkotike.

Njëra prej videoeve duket të jetë realizuar në një nga banjot e objektit të komunës së Leposaviqit.

E në një tjetër video nënkryetarja e Leposaviqit shihet teksa konsumon drogë në zyrët e komunës, bashkë me një tjetër punëtor.

Nacionale ka kontaktuar edhe me nënkryetaren e komunës, Miletiq, për të marrë një qëndrim nga ajo për këto video-incizime. Ajo nuk ka folur direkt për përmbajtjen, por e ka akuzuar Listën Serbe.

“Të rreme. Të gjitha këto janë të shpikura prej qytetarësh të Listës Serbe për të kërcënuar emrin dhe pozitën time në Komunë (të Leposaviqit), si dhe punëtorët në Komunë të Leposaviqit”, ka thënë nënkryetarja e Leposaviqit për Nacionalen.

“Nuk është e vërtetë. Që nga fillimi i përfshirjes sime në këtë vend (në Komunë) ata kanë thurrur tregime të ndryshme vetëm për të më rrënuar mua, dhe veturës sime ia vunë flakën. Është e pabesueshme se sa presion kanë bërë mbi mua dhe emrin tim. Por, do të luftoj gjer në fund. S’më frikësojnë”, tha ajo.

No description available.

Ajo që duhet të sqarohet qysh në këtë publikim të parë është se Nacionale ka në posedim edhe disa video e audio-incizime me tema të tjera. Megjithatë, për shkak të ruajtjes së interesit shtetëror nuk do t’i publikoj. Pra, sepse janë tepër të rëndësishme, e me interes shtetëror. Për këtë qëllim ato nuk do të publikohen. Nacionale është e hapur për bashkëpunim që ato materiale t’i ndajë me institucionet e sigurisë e drejtësisë.

Për këto video Nacionale ka kontaktuar edhe kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin. Megjithatë, ai as nuk është përgjigjur në thirrjet e gazetës e as në pyetjet drejtuar me shkrim.

Nacionale ditëve në vazhdim do të publikojë video të tjera ku punëtorët e komunës konsumojnë lëndë narkotike. Do të publikojë audio-incizime ku është i përfshirë Radoica Radomiroviq, dhe veprimet e deklaratat e tij në takime të ndryshme, ku duket se ai ka punuar tinëz Qeverisë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close