fbpx
Lajme

“Bondsteel ose Dyz”, Kuçi rrëfen përpjekjet që Gjykata Speciale të themelohej në Kosovë

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se ka pasur përpjekje që Gjykata Speciale të krijohet në Kosovë, por që dështuan pasi presioni ishte i madh.

Ai thotë se presidenti i zgjedhur i SHBA-së vetë kërkoi që kjo të bëhej ndërsa shton se kërcënimi ishte serioz që kjo gjykatë të krijohej edhe në Këshill të Sigurimit.

“Gjykata Speciale erdhi e imponuar, ne kërkuam të bëhen në Dyz ose Bondsteel”, ka thënë ai në T7.

“Presion ka qenë i hatashëm. E keni vërejtur edhe më 2016-tën. Kur ka dështuar herën e parë, ka pasur edhe deputetë që kanë thënë të mos votohet. Por jemi këtu. Ka pasur kërcënim që të bëhet edhe në Këshill të Sigurimit. Bideni e kërkoi Gjykatën Speciale, çelësi është në Uashington e Bruksel. Ka qenë kompania e Frank Uisner. Na thanë merreni ose lëjeni. Edhe proceset integruese, sikur liberalizimi i vizave, do të dështonin”, shtoi Kuçi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close