fbpx
Lajme

Gjykata Speciale: Hashim Thaçi akuzohet për vrasjen e 52 serbëve, këta janë emrat e tyre

Gjykata Speciale dhe kundërshtarët politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi e ndërtuan një rrëfim në kundërshtim me realitetin për të goditur ish-presidentin Hashim Thaçi.

Për të goditur imazhin e ish-presidentit Hashim Thaçi, kundërshtarët politikë të tij kanë thënë vazhdimisht se Thaçi po gjykohet për vrasjen e shqiptarëve, respektivisht të ish-zyrtarëve të LDK-së. Absolutisht e pavërtetë. Asnjë prej zyrtarëve të vrarë të LDK-së nuk është pjesë e aktakuzës.

Gjykata Speciale në webfaqen e saj ka publikuar zyrtarisht emrat e viktimave për të cilat akuzohet Hashim Thaçi dhe drejtuesit e tjerë të UÇK-së. Ata nuk gjykohen për krime individuale, po si drejtues të luftës çlirimtare.

Sipas Gjykatës Speciale, krerët e UÇK-së akuzohen për vrasjen e 52 serbëve dhe 23 shqiptarëve. Shqiptarët janë ish-milicë, ish-gardianë apo ish-drejtorë të burgjeve të cilët maltretuan shqiptarët. Rastet e tyre janë hetuar e gjykuar edhe në rastin e Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt e të tjerëve.

Prokurori serb Vladimir Vukqeviq ka treguar se rreth 300 dëshmitarë, Gjykata Speciale, respektivisht Prokuroria Speciale i ka marrë në pyetje dhe i ka përgatitë në kryeqytetin e Serbisë në Beograd.

Gazetari serb, Mirosllav Filipoviq, ka treguar se një pjesë e madhe e policëve apo ushtarëve serbë të vrarë, Serbia i ka kthyer në civilë dhe emrat e tyre i ka dërguar në Hagë. Sipas Filipoviq, ai ka identifikuar të paktën 48 raste kur policët serb të vrarë në Kosovë, janë paraqitur si civilë nga Serbia.

Më poshtë i keni emrat e disa prej viktimave për të cilët po gjykohet Hashim Thaçi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close