Arben Hajdinaj është një burrë nga Shqipëria i cili bashkë me familjen e tij kanë kontribuar shumë në strehim, organizim por edhe në bashkëkryerje të aksioneve të UÇK-së. Arben Hajdinaj kishte marrë pjesë në një aksion të vitit 1998 bashkë me Nasim Haradinajn e aksionin e kishte ideuar nëna e tij.
Ai për redaksinë Epilogu ka treguar se si e kishte shoqëruar dhe ndihmuar komandantin legjendar Adem Jasharin.
Po ju sjellim rrëfimin e plotë:
Sa shpejt ikin vitet. ishte fat per mua qe ne vitin 1990 marr pjese ne percjelljen e Adem jasharit. Isha 18 vjec dhe nje person i sigurimit te shtetit shqiptar vjen te shtepia jone dhe e takon babain tim Sadik Hajdinaj. Ai person kishte ardhur edhe disa here te tjera se ishim te lidhur me te dhe i thot babait se na duhen dy kuaj per me dergu do armatim ne ujez dhe ajo detyre me caktohet mua marre kalin e migjes tim edhe timin dhe shkoj te posta kufitare ne Padesh dhe futem me nje zyre aty i shikoj tre persona te papare asnjehere pervec Abedin Shiqerukaj qe ishte nipash i joni qe ishte shofer i forcave kufitare ne Tropoje.
Ai kishte pru armatim dhe na jipet urdher te veshim teshat ushtarake qe mos te biem ne sy dhe i ngarkojme kuajt dhe nisem per ujez gjoja qe po dergojme armatim te piketa verore qe ishte ne ujez po ky armatim ishte per Adem Jasharin, dhe me shoke e derguam tek piramida c 2. Aty e kemi shkarkuar dhe jemi pershendetur dhe njeri prej tyre me eshte drejtuar sot e tutje je ushtar i Kosoves.
Kur krisi lufta ne Prekaz e ra familja e Ademit aty e kam kuptuar qe ai ishte Adem Jashari. Lavdi familjes Jashari dhe gjithe deshmoreve qe rane per lirine qe e gezojme sot.