QYTETARJA NDIQET NGA NJË PERSON, POLICIA TALLET ME TË KUR E LAJMËRON
Një qytetare është kanosur nga një person i rrezikshëm, e i panjohur për të teksa ka shkuar në fakultet për punët e saj. Për këtë ka shprehur frikën, duke rrëfyer se si po ndiqet vazhdimisht nga i njëjti. Ai e ka ndal disa herë në rrugë, duke kërkuar nga ajo me kriju lidhje familjare.
Vajza ka thënë se i njëjti rast i ka ndodhur edhe sot, derisa ajo ka shkuar në fakultet, dhe teksa ajo është ngjitur lartë shkallëve, personi në fjalë ka vrapuar pas vajzës, duke i thënë “ti çikë qysh po ja lidhim krytë kësaj punë unë e ti”.
Vajza i është drejtuar personit duke i thënë se ia therët policinë, dhe ka arritur të ikë nga ai. Me të ikur personi e ka kërcënuar vajzën se do ta rrahë nëse e lajmëron në polici.
Qytetarja e ka shkuar për ta lajmëruar rastin në polici, teksa një polic është tallur me të duke i thënë se “po më duket që personi koka dashuru në shikim të parë”. Polici gjithashtu ka kërkuar nga vajza që me kërku informacione rreth personit që po e ndjekë vajzën tash e disa ditë.
E qytetarja ka shtuar se polici tek i cili e ka paraqitur rastin nuk i ka marrë fare fotot që i ka bërë teksa e ka ndjekur personi i lartcekur. E njëjta i ka publikuar në profilin e saj në Facebook.
Postimi i plotë i qytetarës:
Sot paradite pata pune n’fakultetin juridik dhe e pashe qe m’percjellke ni person, i cili edhe disa here te tjera mka ndal n’rruge. Personi ne fjale, t’cilin une nuk e njoh, qe dy-tri here po kembengule qe une me dal me to e mu njoftu familjarisht. Kuptohet qe i kam tregu qe sjam e interesume.
Sot, perderisa po ngjitesha ne katin e trete, filloi me vrapu deri sa m’zuni, e m’tha ‘ti cike, qysh po ia lidhim kryte ksaj pune une e ti’. Une i bertita edhe i kerkova me m’lon rahat se perndryshe ia thrras policine. Meqe e kercnova, filloi me m’sha, me m’kercnu e me mu afru deri ne piken qe u detyrova me e kap ni karrige per me ia mshu nese vjen puna. Nejse, ika diqysh, zhdrypa poshte dhe e fotografova. Krejt kjo perfundoj me ate tu m’kercnu qe nese e lajmeroj ne polici ose ia publikoj foton m’gjen e m’rrehe.
Mas punes shkova n’polici me e lajmeru rastin. M’priti ni rrumullak, faqekuq shume pozitiv po qe ish laaarg t’qenurit profesionist. Nder therash m’tha ‘pom doket koka dashuru n’shikim t’pare’ – thu ti qe kom shku me e trajtu aspektin psiqiko-emocional t’tipit. Perla tjeter ke, ‘kqyr merr naj informate per to, kush eshte, me cka merret, pse pot percjelle” – e thash vet me veti, a s’eshte bash qikjo puna e policit?
Xhaxhi polic nuk e pa t’arsyshme mi marr fotot e agresorit, kshtuqe une po i postoj ktu. E tash pernime jam kurreshtare me dite se qysh ‘i lidhet kryt ksaj pune’, masi rolin e policit po u dashka me e lujt vet.