fbpx
Lajme

Rama: Nuk njoh tjetër njeri si Thaçi që del fitues në çdo situatë, ka dhunti të jashtëzakonshme

Nëse Hashim Thaçi do të ishte i lirë socialistët do ta votonin atë si President. Kështu u përgjigj Kryeminstri Edi Rama ditë më parë kur gazetarët i risollën në vëmendje një deklaratë të bërë kohë më parë në Kuvendin e Kosovës për një president të përbashkët.

Në lidhje me këtë deklaratë të tij, kryeministri i vendit Rama është shprehur se kishte parasysh konkretisht Hashim Thaçin për atë që ai është si president dhe për të gjitha dhuntitë e tij në botën e politikës shqiptare.

Blendi Fevziu: Para pak kohësh deklaruat se do të donit një president si Hashim Thaçi, duke iu referuar modelit të presidentit të ri të Shqipërisë. Çfarë kishit parasysh me këtë?

Edi Rama: Kisha parasysh konkretisht Hashim Thaçin për atë që ai është si president, jo për raportin me mua. Sepse thashë që është një njeri me një dhunti të jashtëzakonshme. Unë nuk njoh një njeri tjetër në botën e politikës shqiptare që ka atë kombinim mes dhuntisë të njeriut politik për të dalë fitues në çdo situatë. Durimit të madh për të përballuar pa shfaqur asnjë gjë momentet më të vështira dhe vullnetit të jashtëzakonshëm për të arritur aty ku do dhe në kushtet e gjithë eksperiencës që Hashimi ka pasur dhe në gjithë rrugën që ai ka ndjekur për të arritur në majë të hiearkisë shtetërore të Kosovës, do të ishte një president i shkëlqyer.

Rama shton se nëse nuk do të ishte kjo pamundësi dhe nëse nuk do të ishte ndalesa kushtetuese, Thaçi do të ishte padyshim presidenti i propozuar nga socialistët për t’u vendosur në krye të Republikës së Shqipërisë.

“Për Hashimin, edhe nëse nuk do të ishte në pamundësi, do të ishte e vështirë për shkak të Kushtetutës që e ndalon, por nëse nuk do të ishte ndalesa kushtetuese, ai do të ishte presidenti i propozuar nga ne padiskutim”, tha Rama./Tv Klan

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close