fbpx
Lajme

Ramadani vlerëson SHIK-un, Demaçi, më tha fjalët më të mira për Reçicën

Biznesmeni i njohur kosovar, i cili njihet shumë në popull si një meditues dhe mjek popullor, ka qenë mysafir këtë javë në emisionin Kojshia Show.

Pos hulumtimeve të tij në mjekësinë alternative, ai në këtë emision ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, transmeton Korrespodenti.

Ramadani, në emision tregoi se si ishte njohur me deputetin Elmi Reçica, si dhe për ndihmën e tij financiare për Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK’un).

“Edhe ku kam ardhë në Kosovë, edhe kur nuk kam ardhë, Elmia kanë ardhë me Thaçin e Veselin në Lubjanë dhe prej atëherë e kam një simpati shumë të madhe, është pak më ndryshe se këta të tjerët. Ai ka qenë edhe me Demaçin, me mikun tim në burg, e di çfarë me ka thënë Demaçi, dmth fjalët më të mira për Reçicën, pastaj jam bind vet kur e kam taku. Kurrë nuk e kam thënë, po atë shërbimin e tyre, edhe aty kam dhënë qindra-mijëra marka, për SHIK’un që nuk është në modë me e thanë, por fillimisht i kam përkrahë për një vit a dy ku kam dhënë qindra mijëra marka, deri sa pastaj ua ndërpreva.

Ramadani tregon se si Elmi Reçica e kishte bindur atë që ta ndihmojë SHIK’un, duke i thënë se është shërbim për të mirë të Kosovës. Ai ka treguar edhe një rast kur Elmi Reçica e kishte shpëtuar nga një person.

Për ta dëgjuar deklaratën e tij të plotë për lidhjet me SHIK’un si dhe kohën kur ishte i rrezikuar nga një person, ndiqeni minutën e 27 të emisionit.

https://www.youtube.com/watch?v=k-1ZcyKHNr0&feature=emb_title

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close