Ramiz Lladrovci: Me kuajfuqi e kam krahasuar procesin e fundit zgjedhor, na duhet fizika
Kryetari i Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci e ka mbështetur idenë e moderatorit Adriatik Kelmendi për të hyrë të gjitha subjektet të vetme në garë.
Ja postimi i tij i plotë;
Kohën e fundit, na duhet edhe fizika për shpjegimin apo ilustrimin e fenomeneve politike…
Adriatiku është kampion për nxjerrjen e tërthortë të të vërtetave që përcjellin aktualitetin.
Po, me kuajfuqi e kam krahasuar procesin e kaluar zgjedhor. Duke qenë i implikuar fuqishëm në rrethana, flas atë që e mendoj, pra, po e qartësojë opinionin tim.
Tri njësi apo subjekte kur bashkohen për një qëllim por pa angazhimin e tërë potencialit të vet të secilit subjekt duke bërë vetëm bashkim formal numrash- nuk prodhon efekt sa angazhimi maksimal i subjekteve të veçanta.
Ky ishte defekti matematikor që nuk mund të prodhonte fuqi reale me numra për zgjedhjet e kaluara…njëjtë mendoj edhe për këto zgjedhje që na presin dhe sfida e numrave kundrejt energjisë së brendshme dhe platformës së qartë politike!