fbpx
Lajme

Ramush Haradinaj i fsheh prapë investimet në Brezovicë

Ramush Haradinaj po del të jetë goxha i pasur.

Vlera e pasurive të paluajtshme të tij del të jetë mbi 1 milionë euro, bazuar në deklarimin e pasurisë për vitin 2022.

ri shtëpi banimi, dy toka, një apartament dhe një vilë është pasuria që posedon kreu i AAK-së, njëherit ish-kryeministri i Kosovës.

As kësaj here ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk i ka deklaruar disa prona të blera në Komunën e Shtërpcës, ku ndodhet edhe Qendra e Skijimit – Brezovica.

Ato i zbuloi një hulumtim disa mujor i bërë nga portali FrontOnline, ku dëshmohej se ish-shefi i Qeverisë së Kosovës ka disa parcela në bashkëpronësi në Komunën e Shtërpcës, përkatësisht 2100 metra katror.

Haradinaj ka 50 % të aksioneve në kompaninë ndërtimore HCC dhe 100 % të aksioneve në  “Mamo” i ka gruaja e tij, Anita.

Në bazë të regjistrimit për deklarimin e pasurisë, Haradinaj po del të ketë edhe borxhe të mëdha. Ai e ka një kredi në vlerë prej 111 mijë euro, të cilën e ka marrë për blerjen e shtëpisë e që pritet ta lajë në vitin 2031.

Ai ka edhe obligim tatimor në vlerë mbi 7920 euro, si dhe 20 mijë euro të tjera që i ka marrë kredi për banesë.

Nuk i mungojnë as paratë e gatshme. Haradinaj ka deklaruar se i ka rreth 24 mijë euro para të gatshme në banka, plus afër 9 mijë të bashkëshortes.

Të hyrat vjetore të tij e kapin shifrën e 56,950 eurove. Goxha para arkëton edhe gruaja e tij, mbi 65 mijë euro në vit. Pra, të dy bashkë mbi 120 mijë euro.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close