fbpx
Lajme

Ramush Haradinaj vetëm 3 mijë vota më shumë se Glauk Konjufca

Ndonëse ishte bartës i listës së koalicionit AAK-PSD në zgjedhjet e 6 tetorit, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është lideri që ka marrë më së paku vota në krahasim me Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe Kadri Veselin. Këta të fundit kanë arritur të marrim mbi 100 mijë vota, ndërsa Haradinaj ka nën 100 mijë.

Madje votat që ka marrë Ramush Haradinaj nuk kanë shumë diferencë me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë, Glauk Konjufca, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, Ramush Haradinaj, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka marrë 75.917 vota ndërsa Glauk Konjufca ka marrë 72.775. Pra, Ramush Haradinaj ka vetëm 3.142 vota më shumë se Glauk Konjufca.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se mandatin e tij të deputetit do t’ia lë ndonjë kandidati tjetër të AAK-së.

Partia e Ramush Haradinajt bashkë me partinë e Shpend Ahmetit, (koalicioni AAK-PSD) në zgjedhje ka fituar 11.477% apo 14 deputetë. /Gazeta Sinjali/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close