fbpx
Lajme

Ende pa u harruar skandali në KEK, militantët e LVV-së punësohen edhe në Shërbimin Korrektues 

Derisa punësimet masive në KEK të militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje po hetohen nga prokuroria, përkrahës të tjerë të saj janë punësuar në Shërbimin Korrektues të Kosovës, që është në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, e cila udhëhiqet nga Albulena Haxhiu.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka publikuar sot listën më emrat e kandidatëve të përzgjedhur për zyrtarë korrektues të Qendrës Korrektuese në Dubravë, raporton Demokracia.com.

Së paku pesë të pranuar për këtë pozitë janë përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ardit Maraj, Albesjan Maxharraj, Lulzim Maraj, Veton Lajqi dhe Liridon Verbovci figurojnë në listën e publikuar nga SHKK-ja, derisa të njëjtit mësohet se janë përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje.

Veç kësaj, Demokracia.com mëson se disa prej tyre kanë qenë edhe komisionerë të LVV-së në zgjedhjet e fundit.

Ardit Marajt në llogarinë e tij në Facebook i shihen edhe fotografi, ku vërehet dukshëm se është përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai është edhe në listën e komisionerëve të LVV-së në zgjedhjet e fundit të siguruar nga Demokracia.com.

Liridon Verbovci, po ashtu, në zgjedhjet e fundit ka përkrahur LVV-në, ku ka publikuar edhe një fotografi me sloganin e kësaj partie nga zgjedhjet e 14 shkurtit, “Krejt dhe Drejt”, raporton Demokracia.com.

Shumica e të punësuarve të tjerë nga LVV-ja, i kanë mbyllur edhe llogaritë në rrjete sociale.

Ndërkohë, Prokuroria e Prishtinës, më konkretisht Departamenti i Krimeve të Rënda, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka nisur hetimet lidhur me punësimet e fundit në KEK.

Dhjetëra persona të punësuar së fundmi në Korporatën Energjetike të Kosovës dyshohet se janë përkrahës të LVV-së dhe të njëjtit u punësuan aty nga familjarët e tyre dhe pushteti i ri, të cilët po ashtu e mbështesin partinë e udhëhequr nga Albin Kurti./Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close