fbpx
Lajme

Në zonë doli lajmi se Thaçi dhe Selimi kanë rënë në pritë dhe janë vrarë, prindërit e Thaçit s’iu besonin syve

Hashim Thaçi dhe Sylejman Selimi gjatë kohës së luftës, respektivisht në vitin 1998 ishin rrethuar në një moment nga forcat serbe. Lajmi në atë zonë kishte dalë se ata janë vrarë gjatë një prite nga forcat serbe. Thaçi në një intervistë për Blendi Fevziun e kishte rrëfyer këtë ngjarje, por edhe ky i fundit e ka përshkruar këtë ngjarje sepse kishte dhe ka dëshmitarë të atij rrethimi.

Duke përfituar nga nata, arritën të dalin nga rrethimi dhe të bashkohen me grupin tjetër të UÇK-së, diku një km më tutje. Kur mbërritën Rexhep Selimi i priti i befasuar. Në zonë ishte hapur lajmi se Hashim Thaçi dhe Sylejman Selimi ishin vrarë në pritë duke tentuar t’i largohen forcave serbe“.

Në atë kohë ishte dita e gjashtë e rrethimit dhe Drenica ishte ndezur në flakë. Thaçi arriti t’i shmanget rrethimit dhe takoi papritur në fshatin Vojnik dy prindërit e tij.

Thaçi në një intervistë të 2008 për Blendi Fevziun e kishte treguar këtë ngjarje.

“Kishte muaj që nuk kisha pasur mundësi t’i takoj prindërit. Kur unë dola para, ata nuk u besonin syve të pagjumë të tyre. Dy ditë më parë ata kishin dëgjuar lajmin e keq, për rënien në pritë timen dhe Sylejman Selimit. Më erdhi keq që më panë ashtu të lodhur dhe të përlloqur, por ishte me rëndësi që më shihnin dhe përqafoheshim me njëri-tjetrin të gjallë. Më kujtohet kur u përshëndetëm, pas pak minutash, me nënën, ajo më dha një grusht kumbullash, pak bukë dhe djath që i kishte ruajtur për ditë të ligë, siç më tha ajo”. /burimi libri Blendi Fevziu/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close