fbpx
Lajme

“Femrat që zbulojnë belin rrezikojnë të mbeten sterile”, Bulliqi sqarohet për librin ku është recensent

Kryetari i Komisionit Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas raportimeve se ai është autor i një libri të klasës së pestë, i cili konsiderohet me përmbajtje mjaft tendencioze.

Por Bulliqi, përveç kufijve, është marrë edhe me diçka tjetër, e që nuk duket dhe aq shkencore. Bëhet fjalë për një libër të klasës së pestë ku Bulliqi ishte recensent dhe ku në të bëhej një pyetje që po konsiderohet si tendencioze.

“Pse femrat që zbulojnë belin rrezikojnë të mbeten sterile?”, është pyetja që gjendet në librin e klasës së pestë ku Bulliqi është recensent.

Forma e tillë e të parashtruarit pyetje u pa si jo e duhur, pasi për këtë pyetje nuk sqarohej asgjë në libër. Për të nuk kishte pasur përgjigje as Ministria e Arsimit.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që libra shkollorë kanë përmbajtje kontroverse.

Megjithëkëtë, Bulliqi ka dalë me një sqarim duke shkruar:

Sqarim
Miq të respektuar, ditët e fundit nga disa portale ishte aktuale libri Njeriu dhe natyra 5, nga grup autorësh, në të cilën njëri nga recensentët jam edhe unë.
E sqaroj opinionin publik dhe ata të cilët po e keqpërdorin emrin tim, se pjesa e recenses sime në këtë tekst, ka të bëjë vetëm me kaptinën që rrjedhimisht lidhët me fushën e Gjeografisë dhe në asnjë mënyrë me fushat tjera që e përbëjnë tërësinë e tekstit.
Me respekt!
SH.B.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close