fbpx
Lajme

Reagon Vjosa Osmani, thotë se paraqitja në Kuvend me Albin Kurtin ishte rastësi

Nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani ka deklaruar se regjistrimi në Kuvendin e Kosovës bashkë me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurtin , ka qenë thjeshtë një koincidencë, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka thënë se ka shkuar që të regjistrohet në kohën që i është sugjeruar nga administrata e Kuvendit dhe se mesazhet politike i bën të qarta brenda organeve vendimarrëse të LDK’së e jo nëpërmet fotografive.

“Mesazhet politike për partinë time unë i bëjë të qarta përbrenda organeve tona vendimmarrëse dhe as nëpërmjet fotografive e as në mënyrë të tërthortë. Qëndrimet tona politike janë ndërtuar me përkrahjen unanime të organeve të LDK-së”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, Osmani dhe Kurti janë parë në hollin e Kuvendit të Kosovës duke vënë nënshkrimet e tyre si deputetë të ardhshëm të legjislaturës së VII’të

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close