fbpx
Lajme

Spahiu: Sali Berisha e dinte që më 2003 se cilat toka do t’i merreshin Kosovës, kam dëshmitarë

Ish Presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në vitin 2003 kishte përmendur idenë se për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi duhet të lëvizin kufijtë.

Këtë e ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës, analisti politik Nexhmedin Spahiu.

“Më kujtohet një bisedë që kemi pasur në margjina të një konferencë në Stamboll”.

“Kam pasë bërë një debat me Sali Berishën. Aty kanë qenë edhe Veton Surroi, Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, si dhe ai i Maqedonisë”.

“Në debat e sipër se çfarë duhet të japë Kosova për të arritur njohjen – po flasim për vitin 2003, kur Kosova s’ka qenë shtet – ai [Sali Berisha] më pati thënë se nuk mund të arrijmë të marrin njohjen pa dhënë Zubin Potokun, Leposaviqin…”, ka thënë Spahiu, njofton Klan Kosova.

“Ai [Sali Berisha] ka thënë se diçka duhet dhënë”.

“Ka qenë bindje që nuk do të mund të shpëtojmë lehtë. Ky ka qenë kuptimi i bisedës. Qëndrimi im ka qenë që do të jepnim sikur të pyeteshim ne dhe sikur vet ta kishim çliruar Kosovën. Por, për këtë pyetet Amerika. Ajo i jep, jo ne”.

“Nëse Amerika nuk do që të jepet tokë, nuk do të jepet asnjë centimetër. Ajo e ka çliruar, ajo e bart sovranitetin e Kosovës”.

“Në konferencë ka qenë edhe Fatos Nano, por ai nuk ka qenë prezent kur është bërë kjo bisedë”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close