fbpx
Lajme

Shala: Kur më zunë forcat serbe, autoritetet e Beogradit u konsultuan me Rugovën, “lene të lirë”

Bashkëpunëtori më i afërt i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova kishte treguar për Oral History Kosovo se si forcat serbe e kishin ndalur gazetarin Blerim Shala dhe më pastaj e kishin njoftuar presidentin Rugova. Poashtu në “forumin shqiptar” ishte publikuar edhe shkrimi i gazetarit Blerim Shala për këtë ngjarje.

Ja përgjigja e plotë e Adnan Merovcit: Okej. Tani Millosheviqi fillimisht ka dashtë Rugovën me e shfrytëzu, për show up qe une me Rugovën, Rambujea, s’u bo, u bo, qe na tash po bojmë diçka kishe. Dhe e ka pa që zbrazët, s’ka asgja. Domethanë, prej këtuhit fjala vjen edhe prej ambasadorit Kotov e ka kuptu që Rugova po lypë veç me dalë jashtë, s’ka këtu kurgjo hiç. Ai e ka ni djalë ngat vetit Adnan Merovcin, kërkond tjetër hiç. Tash u patën mundu ata me i gjetë do njerëz, e jo osht’ ky këtu, e jo Ilaz Kurteshi, Abdyl Rama, jo Blerim Shalën n’kufi t’shkretin e kanë ndalë e kanë thirrë me telefon, “Çka po thotë Rugova, a p’e kthejm lirinë në Prishtinë?” se si kishe bashkëpunëtor, e si kishe Rambuje tha. Rugova thotë, “Jo more, lëshone njerin…” domethanë s’ka çka asi… Edhe fati ka dashtë që ka pasë fat se edhe ai kish përfundu si Agani edhe Blerimi. Fati e ka shpëtu Blerim Shalën edhe momenti domethanë se jo edhe veç fjala e Rugovës që ka thanë, “Osht’ vendim i tij e s’ka çka me u kthy e krejt”. Se edhe në një moment ma ka përshkru Blerimi këtë rast shumë afër dhe si rezultat i këtij presioni tash edhe t’jashtëm. Se tash ka fillue pak edhe mërgata edhe qarqet e jashtme edhe ka thirrë ambasada italiane që ish aktive në Beograd, na ka thirrë n’telefon ambasadori Seca. Edhe këtu zani ma kumbus që na ka ardhë osht’ i ni zyrtarit të Vatikanit, ni njeri i njohur për Kosovën, Monsignor Vincenzo Paglia, i cili ka qenë në komunitetin St. Egidio i njoftun me marrëveshje të arsimit, i cili m’ka thirrë. Tash m’ka thirrë, po e personalizoj pak se n’telefon kom folë veç une.

Më tutje Blerim Shala kishte shkruar se:

Ku je nisur Ti?

kur iu afruam pikës së kontrollit kufitar, kuptuam që hëpërhë serbët nuk lejojnë kalimin. Hymë në disa nga veturat që pothuaj kishin shkelur vijën kufitare. Aty dëgjuam rrëfime nga më të ndryshmet për plaçkitjet, rrahjet dhe maltretimet, për lojën me ekzekutimet të cilat i kishin përjetuar udhëtarët në këto vetura. Policët serbë na kërkuan leternjoftimet. Menjëherë, me të marrë vesh emrin tim, polici pa një letër që kishte pranë, me gjasa me emrat dhe fotografit e anëtarëve të delegacionit të Kosovës në Rambuje..Kur vërtetoi se kush isha polici mu drejtua me fjalët:” ku je nisur ti? Kemi urdhër që asnjerin prej jush që e keni nënshkruar Marrëveshjen e Parisit të mos e lejojmë të dalë jashtë kosovës. Ju jeni fajtor për të gjitha…Ju të tjerët mund të shkoni…”, iu drejtua Familjes sime, asaj të Sadri gashit dhe të Bajram Kadriut, me të cilët bëmë këtë rrugëtim të mundimshëm. Isha, kështu i arrestuar. Brenda në zyrat e kufitarëve të Policisë serbe, mbretronte një kaos i vërtetë. Pas nja gjysmë orë pritjeje, në shoqëri të tezes sime Sanie Gashi, e cila nuk më ndahej, për të më mbrojtur disi aty ku s’kishte më gjasa për kurrfarë mbrojtjeje, më thirri në bisedë shefi i stacionit policor, një meso burrë trashalluk, i cili nuk dukej fortë i brengosur për fillimin e luftës së NATO-s me Serbinë… ” Ju jeni përgjegjës për këtë tragjedi”.” Ju e sollët NATO-n mbi ne, Ju bëtë që NATO-ja të na bombardojë, ju jeni përgjegjës për këtë tragjedi që tani po përjetojnë shqiptarët… Të njejtat fjalë, një polic serbë, do t’ia thotë dr. Fehmi Aganit, nja dyzet ditë më vonë, kur Profesori u zu rob derisa ktheheshin me tren nga Hani i Elezit, pas tentimit ë pasukseshëm për të dalë në Maqedoni. Pas nja dhjetë-pesëmbëdhjetë minutash bisedë, shefi i Policisë më tha që duhej të prisja përjashta, në holl. Ishte e qartë që tani ai duhej të konsulltohej me autoritetet në Beograd, për të marrë pastaj vendim se çka duhet bërë me mua. Isha i bindur që do të më kthejnë në Prishtinë, prandaj u përshendeta me tezen dhe i thashë që të gjithë duhet të dilnin në Maqedoni.

Unë, aty mbrenda isha lënë të rrija vetëm, duke pritur verdiktin nga Beogradi.. PSE MË LIRUAN? Nja dy javë më pas do të marr vesh nga ambasadori Hill se ç’kishte ndodhur në ato dy orë pritjeje. Hill, këtë storie e kishte kuptuar nga biseda telefonike e zhvilluar me ADNAN MEROVCIN, sekretar teknik i Rugovës. Dr. Ibrahim Rugova më 30 mars kur ishte përmendur shkuarja e tij për ç¨shtje sigurie në Beograd dhe bisedat me Millosheviqin kishte kërkuar që ti gjenin andej pari bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë si Fehmi Aganin, Edita Tahirin, Hydajet Hysenin, Mehmet Hajrizin, pra anëtarët e Delegacionit të Kosovës në Rambuje dhe ish-anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kur më zunë mua në Han të Elezit, autoritetet e Beogradit ishin konsultuar me DR. RUGOVEN dhe MEROVCIN, duke propozuar që të më kthenin në selinë e Ibrahim Rugovës… Rugova kishte refuzuar këtë ofertë duke thënë që nuk kishte nevojë për mua dhe se mund të më linin të lirë të kaloja kufirin. Sidoqoftë isha me fat të madh. Familja nuk besonte që s¨rish isha me ta….

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close