fbpx
Lajme

“Këto janë dy zbulimet e Ali Ukës për Sali Berishën që çuan në vrasjen e tij”

30 MAJ 2019

”Shumë qesharak. Pyetja shtrohet pse është arrestuar Adem Jashari nga Sali Berisha. Pse komandanti tjetër Zahir Pajaziti. Pse e kanë injoruar Adem Jasharin duke mos e përfillur fare. Edhe Fehmi Lladrovcin e shumë e shumë bashkëluftarë tjerë të UCK’së. Unë mendoj që për Ali Ukën. Sali Berisha nuk beson as vetë në atë që thotë, se e di që nuk janë të vërteta. Ka pasë pushtet absolut që na ka burgosur vetëm pse i përkisnim UCK’së. Në vazhdën e pozicionit të tij anti-clirim dhe anti-UCK’’, ka thënë Thaçi sonte në Debat Plus.

Tutje ish presidenti Thaçi ka treguar për herë të parë dy zbulimet që Ali Uka i kishte bërë për Sali Berishën, e të cilat kishin cuar sipas tij deri në vrasjen e gazetarit.

‘’Më duhet ta them për herë të parë. Është e vërtetë. Ali Uka thoshte se kishte zbuluar për vrasjen e atdhetarit Remzi Hoxha. Uka punonte për Gazetën Shqiptare. Takime të fshehta në mes Berishës, Millosheviqit dhe presidentit të Maqedonisë në Ohër. Fliste me emra se si kishte përfunduar Remzi Hoxha dhe rrëfimi i tij conte direkt në zyrën e Sali Berishës’’.

‘’Flas për takimin e fshehtë në pranverën e 1995. Pretendim i dytë ishte se kishte zbuluar skemën e qëndrimit të Arkanit në Shqipëri dhe takimet e zyrtarëve të SHISH’it të cilët i mbajte në Fushë Krujë. Fliste me fakte se Berisha e dinte për qëndrimin e Arkanit dhe merreshin me kontrabandim të derivateve dhe armatimit nga Serbia. Këto deklarime kanë qenë gjithmonë intriguese. Sali Berisha e di se kush e ka vrarë Ali Ukën. Me emër e mbiemër. Ali Uka ka qëndruar dhe ka pirë me dy këshilltarë të Sali Berishës dhe dy persona tjerë. Unë e kam kopjen e vendimit gjyqësor për vrasjen e Ali Ukës’’, kishte shtuar Thaçi.

Thaçi thotë se tash e kupton distancën e Rugovës, Demaçit e të tjerëve ndaj Sali Berishës.

‘’ Tash kam nisë me kuptu Rugovën, Demacin që kishin mbajtur distancë të plotë. Edhe nëse e sheh historinë e përfshirjes në deklarata për Kosovën, e ka parë Kosovën nën autonominë e Serbisë. Tash kjo është e dëmshme për gjuhën që e sjell në debat, një gjuhë që e ka përça kombin në Shqipëri. E ka përdor veriun jo për të zvhilluar e ndërtuar atë vend, por për të nxitë ndja jugut. Janë reagime shpërhyese, të paargumentuara’’

”Në vend të Adem Jasharit për bashkëpunim, Sali Berisha e ka zgjedhur Arkanin.”/PERISKOPI/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close