fbpx
Lajme

Rrëfehet vrasësi: Ja çfarë ndodhi ditën që vramë Arkanin

Dragan Nikolic Gagi, po vuan dënimin me 30 vjet burg, për vrasjen e kriminelëve Zeljko Raznjatovic Arkan, Milenko Mandic dhe Dragan Garic. Në një rrëfim për “Kurir”  si rrodhën gjërat ditën e vrasjes. Ai tregon se si “marrëdhëniet e komplikuara të biznesit” kanqë qenë motivet kryesore për vrasjen e tij. Gagi thotë se u përfshi në këtë ngjarje, pasi e bënte përgjegjës Arkanin për vrasjen e kumbarës së tij Petar Vujicic.

Ngjarja ndodhi më 15 janr 2000 në hotelin Interkontinental në Beograd. Aty ishte Branko Jevtovic Jorga, i cili kishte lajmëruar Dobrosav Gavric, që duhet të shkobte në hotel sepse ishte momenti i volitshëm për të kryer punën.

Ai e kishte lajmëruar edhe Dragan Nikolic, për “ngjarjen spektakolare” që ndodhi në hotel. Ndërsa i dënuari i tretë, Milan Djuricic Miki, kishte si rol të ndihmonte Gavricin të arratisej. Miki atë ditë i kishte lajmëruar Gagin se Gavric është i plagosur rëndë dhe po vinte para ndërtesës së tij. Më tej ai rrëfen se çfarë ndodhi 10 minuta pas vrasjes në hotel.

“Mendo ç’të bëja, gjërat u komplikuan. Marr shishen e “Jonny Walker”, hyjë në banjë marrë një peshqir të pastër. I them gruas dhe vëllait se do të kthehem shpejt. Zbres para ndërtesës dhe pres. Vjen “Calibra” e kuqe të cilën e vozit Miki. i them të parkohet rreth 50 metra larg hyrjes sime”, zbulon Gagi çfarë ka ndodhur dhjetë minuta pas vrasjes në “Interkontinental”.

“Nuk munda ta pyes Gavricin se çfarë ndodhi. Ishte i plagosur rënd, dhe me dhembje të mëdha. Ai më tha: “Ja, ne e kryem tonën”, unë i them: “Pije këtë uiski, pije gjithën gjysmë litrin, dhe nëse vjen policia, ti do të thuash se ishe shumë i dehur dhe nuk ishe në gjendje ta bëje atë gjë. Do t’iu thuash se ke qenë në hotel, por për të blerë dhuratë të dashurës”, tregon Gagi.

“Gavric më thotë: “Nuk guxoj, vëlla, do të më shqyej ky uiski, gjithçka brenda e kam të shqyer. Gjithçka më dhemb dhe më djeg”. “E mori peshqirin dhe e vendosi në plagë, e ndihmova që nga Calibra të futej në Golfin që na shërbente për transport. I them Mikit të shkojë deri në Savë dhe ta hedh revolen. Ai më thotë që së pari do ta lë Calibran në garazh në Bllokun 61”, tregon më tej Gagi.

Gavric nuk dëshironte të shkonte në spital në Beograd, por vetëm në Lloznicë, ku kishte një mjek, i cili e kishte operuar kur ishte plagosur në Kosovë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close