fbpx
Lajme

RRËFIM EMOCIONUES: Si ua gjuajti Ramushi bombën miqve të tij dhe cila ishte arsyeja

Ramush Haradinaj kishte treguar ekskluzivisht një ngjarje shumë prekëse gjatë kohës së luftës. Ai ka rrëfyer se si kishte rënë vëllau i tij Luan Haradinaj.

Por në atë rast fillimisht ishte plagosur edhe luftëtari Rafet Rama i cili nuk mund të ecte nga plagët e marra. Haradinaj tregoi se i kishte thënë Rafetit se nuk do të lë këtu edhe pse rreziku ishte i madh të vriteshin dytë.

Ramush Haradinaj më tutje tregoi se me një thikë të Luanit e kishte ndrequr një “lese” për ta bartur Rafet Ramën e plagosur. Prezent ishin edhe Fehmi e Xhevë Lladrovci, Ilaz Kodra, Abedin Rexha, Ramiz Lladrovci etj.

Ata e kanë mbajtë Rafetin, ndërsa unë në krah Luanin e vrarë, shtoi Haradinaj

Por, duke ecur ata të cilët ishin duke e bartur Rafetin ishin ndalur. Ishin lodhur shumë, ishin mërzitur e ishin në kllapi. Haradinaj tregon se ata nuk frikësoheshin nga asgjë por nuk ishin të përgaditur fizikisht atë kohë.

Ramush Haradinaj më tutje tregon se gjakderdhje të madhe kishte Rafet Rama dhe nuk guxonte të qëndronte ashtu pa u dërguar në spital. Por, ata të tjerët nuk lëviznin. Pas kësaj ai nxorri një bombë dhe e gjuajti afër tyre dhe u tha “ose kemi me shku krejt e me qu gjallë këtë burrë në spital ose kemi me shku krejt (do vritemi)”. Pas hudhjes së bombës së parë ai tregoi se nxorri edhe bombën e dytë, por në këtë rast nuk kishte nevojë ta gjuante sepse atyre u kishte dalur “kllapija”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close