Rrëfim i padëgjuar i Komandantit të UÇK-së, Hafir Hoxha: Si e bëmë me lot Komandant Plakun
Ish Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, ka rrëfyer ekskluzivisht për gazetën “Bota sot”, një ngjarje nga lufta.
Në shkrimin e tij të titulluar: “Si e bëmë me lot në sy Komandant Plakun z Xheladin Gashi”, Hoxha ka treguar një moment shumë interesant, që i kishte ndodhur me Komandant Plakun, kur ky i fundit kishte ardhur për marrë nga Qendrën Stërvitore në Babinë, ushtarët që ishin nga Drenica.
“Që nga marsi i vitit 1998 isha me shumë shok në stërvitje të ushtarëve të UÇK-se në të gjitha Qendrat Stërvitore që ishin dhe u formonin atë kohë, gjatw kësaj periudhe kam takuar shpesh herë Komandant Plakun por nuk dinim shumë gjëra për njeri tjetrin pos bashkëpunimit që e kishim në ato rrethana. Diku në shtator më duket të vitit 1998 isha në Qendrën Stërvitore në Babinë , aty ishte bërë një kazermë profesionale me plot kuptimin e fjalës, aty ishin eprorët ushtarak Gezim Hazërolli, Syl Kollqaku, Bashkim Kalaveshi, Remzi Mehmeti, Bekim Arifi , Muharrem dhe shumë eprorë të tjerë që stërvitnin ushtarët , këtë qendër me Agim Ramadanin e Rrustem Berishën. Kishim në plan ta bëjmë shkollë ushtarake”, ka nisur Komandanti Hafir Hoxha tregimin e ngjarjes.
Ai ka treguar, se si në këtë Qendër Stërvitore kishte ardhur Komandant Plaku me tre kamion ushtarak bashkë me komandant Murrizin, për t`i marr ushtarët që ishin nga Drenica.
“Në mëngjes pasi ushtarët përfunduam ngrënjen e mëngjesit dhe duhej të bëheshim gati të shkojmë në poligonin stërvitës. Aty afër erdhi kujdestari i qendrës dhe tha se kanë ardhur tre kamionë ushtarak para hyrjes në qendër e nuk po flasin me ne !!! Deri sa na tregoi neve në zyre për këtë rast, në dhoma të repartit filluan disa zëra e zhurmë të dëgjoheshin, u dëgjua një zë i lartë: Burra kush doni me ardhë ejani !!! eproret dolën tek ushtaret të shohin se cka po ndodhë kurse unë dola tek kamionët ushtarak të shoh se si është puna. Kur afrohem aty shoh Komandant PLAKUN dhe një ushtar tjetër që e quanin Komandant MURRIZI , para se të afrohem tek ta, i thash ushtarit ti hap dyert e kazermës, u thash bujrum burra futuni brenda pasi komionët i kishin parkuar pranë rrethojës, por pengonin kalimin e automjeteve tjera në rrugë, pasi rruga ishte e ngushtë”, ka treguar ai.
Në këtë moment Komandant Murrizi, i kishte thënë Hoxhës që kanë ardhur t`i marrin ushtarët e tyre, ndërsa 20-30 ushtarë vecse ishin bërë gati të largoheshin.
“Ju ofrova u përshëndeta me ta, Plaku ishte në fytyrë shumë i zbehur dhe i shqetësuar! I thash eja more hyjmë mbrenda e flasim cka është puna e cka mundemi me ju ndihmuar. Plaku me tha Hafir , paske qëlluar këtu, nuk e kam dit që je këtu po me ty s`kam punë. Ne kemi ardhur me punën tonë dhe s`kem vakt me hy brenda. Ju thash po mire pra ejani brenda e unë ndoshta mundem me ju ndihmue në ato punët e juaja. Aty komandant Murrizi që nuk me njihte fare mua më tha: Qyre shoqit na jemi ardhe mi marre ushtaret tanë me juve s`kemi pune !!! U thash po mirë pra kjo qenka puna që duhet ta bëjmë bashkë, pritni pra dhe do i bëjmë ushtaret e juaj gati. U ktheva ne reparte aty vec ishin mbledhur 20-30 ushtare me armë, paisje, çanta në korridore kurse shumica vetëm i shikonin dhe nuk e dinin fare se cka po bëhet .
Pasi u konsulltuam ne eprorët, krejt së bashku i bëmë rresht ushtaret të gjithe jashtë aty ku rreshtoheshim rregullisht. Nderkohë Komandant MURRIZI bërtitke tek Hymja ejani o hej s`kem vakt me filozofue”, ka shtuar Hoxha.
Por, Hoxha tregon se nuk ishte nervozuar me gjestin e Plakut dhe Murrizit. Për më tepër, ai u kishte thënë ushtarëve që do të iknin, se mund të merrnin armatim e pajisje të tjera të nevojshme me vete.
”Ne eprorët që ishim aty i ndamë ushtaret që dëshironin të shkojnë në kamion tek Komandant Plaku dhe këta që mbesnin në reparte. Atëherë këtyre që ishin bërë gati të largohen u thamë që të zgjedhin armatimin më të mirin që posedonim, ti zgjedhin këpucët dhe çantat e mira, të marrin ushqim dhe municion aq sa menonin se ju nevojitej. Eproret u angazhuan t`i përatisin ata. Atyre u ndihmonin edhe ushtaret që mbesnin, duke u ofruar atyre edhe teshat e tyre. U thamë të gjithëve se kushdo që dëshiron të shkoj le të behet gati. Deri sa ata përsëri vazhduan të bëhen gati, unë shkova tek Komandant Plaku i thash, eja hyjmë e pimë një kafe deri të bëhen ushtaret gati sepse tani thash do ta zgjedhin armatimin cilin dëshirojnë, veshmbathjen dhe ushqim do ju japim. Plaku uli kokën dhe tha: “Nejse armatim e veshmbathje kemi”. Po u thash pse po e bëni këtë gjest kështu jo të mirë ! pse në këtë forme! komandant Murrizi tha: Qyre shoq, ne kemi nevojë për ushtar në Drenicë dhe jemi ardhur me i marre Drenicakët!!! ”, ka shtuar tutje ai.
Në këtë rast, Hoxha ka shpjeguar se ushtarët e Brigadës 123, gjithsesi do të luftonin diku në Kosovë, mirëpo, në gjë të tillë nuk e kishin paraparë një ushtarë me emrin Bekim si dhe Komandant Murrizi.
“Ne veç bënim gati Brigadën 123 me ata ushtarë dhe eprorë, ushtaret e dinin se do të luftojnë diku ne Kosovë por ku nuk e dinin dhe aty kishte qenë një ushtare me emrin Bekim me sa më kujtohet dhe ai ne bashkëpunim me komandant Murrizin kishin paraparë që Drenicakët që ishin aty mos të shkojnë me brigadën 123, por vetëm në zonën e Drenicës dhe pasi kaluan 15 ditë stërvitje dhe u pajisen tek ne tentuan faktikisht të ikin jo hijshëm nga qendra stërvitore e jona , të shkojnë pa u përshëndetur me eprorë e shokë që punuan bashkë, ne e qëtësuam gjendjen, i pajsëm ushtaret me atë cka ata dëshironin, në rresht i`u falënderuam atyre, i dhamë këshillat e fundit që po nisen ata në lufte dhe po ndahemi, i rreshtuam nga dera e hymjes në reparte ushtaret që mbeten aty dhe rresht për një filloi rreshti i ushtarëve që shkonin tek Plaku të përshëndeten si i ka hije mes veti”, ka theksuar ai.
Një emocion i madh kishte përshkuar të gjithë ushtarët në momentin e përshëndetjes, ndërsa edhe vet Komandant Plaku kishte shpërthyer në lot. Plaku dhe anëtarët e tjerë të grupit që kishin ardhur për t`i marr ushtarët nga Qendra stërvitore, kishin menduar se do të priteshin me plumba.
“Përqafoheshin ushtarët mes veti, disa qanin, disa heshtnin dhe të fundit me ta u përshëndetëm ne eprorët. Komandant Plaku kur e pa këtë situatë i godiste gurzëzit në tokë me këmbe dhe filluani t`i rrjedhin lotët njëjtë sikur lotonim edhe ne të gjithë eprorët dhe ushtarët. Pasi filluan të dalin ushtarët nga reparti në drejtim të kamionëve nga secili kamion dolën nga dy ushtarë të armatosur i hapnin shatorat e kamionëve që të ngjiten ushtarët tanë në ta! Kur i pash ata ushtarë të armatosur që nuk u vërenin më herët u ofrova tek Komandant Plaku e i thash: Tash e kuptova pse nuk i keni fut kamionët ne repartë, ju paskët qenë të armatosur dhe keni menduar së nuk i lejojmë ushtarët të vinë me ju apo se po u arrestojmë!!! Jo jo gabim e keni pas, ne nuk i ndalim ushtarët që të shkojnë të luftojnë kudo që dëshirojnë, por detyrë e jona morale është që të rinjtë tanë, këta ushtarë janë fëmijët e dikujt e ne nuk guxojmë ti fusim në front mish për top pa i përgatite bile aq sa mundemi, kaloni mirë, rruga e mbarë e sa herë dëshironi ushtarë e paisje ne këtu jemi të ju ndihmojmë edhe juve nëse mundemi”, u kishte thënë Komandant Hafir Hoxha.
Një breshëri automatikësh ishin dëgjuar në momentin kur Komandantët Plaku e Murrizi dhe ushtarët e tjerë kishin hipur në kamionë.
“Plaku tha po pak jemi ngutur, po ky djali Bekimi tha e ka bërë mend që ndoshta nuk i lëshoni Drenicakët prandaj kemi ardhur me i marre në këtë forme që po e shoh që nuk është më e mira. U përshëndetëm me Plakun, e Komandant Murrizi i bënte plakut presion që të ndahet nga ne sa me shpejtë. Ata vazhduan rrugën pasi u nisën gjuajtën zjarre breshërie sikur të kishin marre nuse, kurse ne vazhduam stërvitjet me ushtarët të tjerë dhe rregullisht vinin të rinj, e pas disa ditëve 6 ushtarë që kishin shkuar me kamionë atë ditë u kthyen përsëri në njësit tona, e nga ta që shkuan ka edhe dëshmorë. Me plakun pastaj kam punuar shumë e sidomos ne Krume, Helshan e Cahan ku i kam pregaditë Policinë ushtarake kudo në njësitë që i kishim aty dhe nga ajo ditë respekti dhe bashkëpunimi ishte shumë me i afërt dhe me i besueshëm mes meje dhe komandant Plakut, Lavdi veprës dhe kontributit te Komandant Plakut Xheladin Gash”, ka përfunduar komandanti Hafir Hoxha .