fbpx
Lajme

Çmimi i lirisë, Agron Haradinajt ia konfirmojnë mjekët se pasojat e rënda i ka nga avionët serb

Familja e Smajl Haradinajt njihet për besë dhe trimëri. Profesori i ndjerë, Smajl Haradinaj, i cili është dënuar nga pushteti serb 18 vjet burg e kishte trashëguar patriotizmin edhe tek fëmijet e tij; Nasim e Agron Haradinaj. Dytë të burgosur politik si adoleshentë dhe dytë ushtarë të UÇK-së.

Sot, Ramush Haradinaj e takoi Agron Haradinajn në zyrën e tij. Takimi ishte shumë emocional. Agroni po vuan nga një sëmundje e rëndë, dhe mjekët në Gjermani ia kanë konfirmuar se kjo vjen pas helimit nga bombardimet e avionëve serb. Pas takimit, nën lotë shihet edhe deputetja e AAK-së znj. Time Kadrijaj.

Agroni pothuajse ka mbetur i palëvizshëm. Në video mund të shihet se si ai nuk arrin ta marrë as mirënjohjen sepse duart pothuajse i ka të palëvizshme. Çmimi i lirisë është i lartë dhe këtë më së miri e dijnë bijtë dhe familja e Smajl Haradinajt.

VIDEO: https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/videos/815661152767272

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close