fbpx
Lajme

Nga 12 në 15: Si e nënshtroi Lista Serbe Albin Kurtin dhe u bë më e fuqishme se kurrë në Qeverinë e Kosovës?

Qeveria Kurti do t’i ketë pesëmbëdhjetë ministri e jo dymbëdhjetë siç kishte qenë marrëveshja fillestare mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.

As Vetëvendosje e as LDK ishin shprehur plotësisht të gatshme që numri i ministrive të ishte dymbëdhjetë [12]. E megjithatë, ani pse të dyja partitë ishin pajtuar për këtë pikë, numri i ministrive u rrit.

Kurti i donte 12 ministri, Vetëvendosje i donte 12 ministri, Mustafa i donte 12 ministri, LDK-ja i donte 12 ministri por, megjithatë u bënë 15, shkruan Periskopi.

‘’Ne kemi vlerësuar që synimi ynë që ti kemi 12 ministri ka qenë vendim i drejtë, mirëpo në anën tjetër kur kemi analizuar strukturat e ministrive përkatëse, krijimi i super ministrive është dëshmuar se është kosto më e madhe.” – tha sot z.Kurti.

Por, të shtrojmë pyetjen që bën filozofi i lashtë roman, Ciceroni për të nisur hetimin e një krimi: Kush përfitoi nga krimi [lat. cui bono]?

Në këtë rast, përfituesja e vetme nga një gjë e tillë është Lista Serbe.

Është pikërisht Lista Serbe ajo që do të dyfishojë numrin e ministrive nga një në dy sipas përkufizimit të ndarjes së pushtetit qeveritar nga Kushtetuta e Kosovës. Dhe nga një ministri do t’i marrin edhe LDK-ja me VV-në.

Por, kujt i duhej më shumë ministria? VV e LDK veçse do t’i kenë nga pesë ministri secila, por Lista Serbe duke qenë e kufizuar në vetëm një raportohet se ka kërkuar një ministri shtesë nga Kurti në takimin që e pati Goran Rakiq me të gjatë kësaj jave.

Se diskutimet mes Listës Serbe dhe Vetëvendosjes kanë vazhduar për kohë të gjatë e kemi kuptuar edhe nga takimi që e mbajtën në Tiranë, Marko Gjuriq i Qeverisë së Serbisë me Xhelal Sveçlën e Vetëvendosjes.

Gjuriq dhe Sveçla po merrnin pjesë në një konferencë me shumë të tjerë, por këta të dy dukeshin pranë njëri tjetrit edhe duke pirë kafe.

Kurti më pas nuk e kishte mohuar përfshirjen e Listës Serbe në qeverinë e tij. Megjithatë, asnjë analist politik në vend nuk e kishte pritur se Kurti do të shkonte aq larg sa ta dyfishonte praninë e “zgjatimit të Beogradit” në Qeverinë e Re të Republikës së Kosovës.

Lista Serbe nuk ka qenë në asnjë qeveri tjetër të Kosovës më e përfaqësuar në proporcion me komunitetin shqiptar. /Periskopi

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close