fbpx
Lajme

Rriten çmimet e produkteve bazike ushqimore, kërkohet të ndërhyjë Autoriteti i Konkurrencë

Selatin Kaçaniku thotë se rritja e çmimeve të këtyre produkteve duhet të kontrollohet.

 
Janë produktet esenciale që qytetarët i përdorin për tu ushqyer. Megjithatë këtë sezon ata po paguajnë më shumë për t’i blerë këto produkte bazike. Për një gjë të tillë tash e sa ditë ka ankesa nga qytetarët.

Selatin Kaqaniku nga shoqata “Konsumatori” thotë se ngritje të çmimit  të produkteve ushqimore ka rritje çdo herë në këtë stine, por jo në këtë masë.

Kaqaniku shton se rritjen e çmimit të këtyre produkteve duhet të kontrollohet pasi që kjo ngitje e çmimit nuk përkon me tregun.

Kështu që autoriteti i konkurrencës duhet të marrë masa.

Megjithatë nga ky autoritet thonë se ata vetëm mund te hetojnë nëse ka ndonjë marrëveshje te fshehte ne mes te kompanive dhe jo të rregullojnë çmimet.

E ngritjen e këtyre çmimeve e shohin jo të përshtatshme edhe ekonomistët.

Jakup Bellaqa thotë se këtë vit ka pasur rritje të inflacionit prej 1.2%

Bellaqa thotë se këto çmime më së shumti ndikojnë negativisht tek personat me asistencë sociale.

Autoriteti i konkurrencës ka bërë thirrje që nëse qytetarët kanë ndonjë njohuri lidhur me ndonjë marrëveshje te fshehtë në mes kompanive, ta njoftojnë këtë institucion./kanal10/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close