“Rron Gjinovci ka marrë nga shteti mbi 100 mijë euro për organizatën e tij”
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj, së bashku me Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, i kanë publikuar disa shifra të organizatës së Rron Gjinovcit, ORCA.
“E di që me status i ke marr 50% të fondeve nga ministria e arsimit. Më 2017. Kanë raportuar mediet që i keni marrë nga ministria. A keni marrë fonde si ORCA. 46 mijë euro, 38 mijë euro. Ti kontribuon për kualitetin e ministrisë”, ka thënë Selimi në emisionin Pressing në T7.
Ndërkohë Haradinaj ka publikuar edhe një listë me emrat e donatorëve.
“Të përgëzoj që ke arritur të përfitosh këto fonde. Nuk doja të publikoja me emra. Por këto janë. Nëse mund të afrohet kamera. Këtu i keni të gjitha fondet që i ka fituar Gjinovci”, tha ai.
Ndërkohë Gjinovci tha se këto fonde janë të publikuara dhe se mund të gjenden nga çdokush në faqen e KFOS’it.