fbpx
Lajme

Jasharaj tregon si ua rriti Thaçi pagat mësimdhënësve: “Kam thënë dhe u kry”, ai kur e thoshte fjalën, e thoshte… ishte ngritje kapitale

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka treguar për kohën sa ishte kryeministër Hashim Thaçi dhe se si u mor vendimi për rritjen e pagave të mësimdhënësve.

Jasharaj në “Oxygen Show” tha se SBASHK-u kishte vendosur të tërheqet nga kërkesa e tyre, por se Thaçi insistoi në rritje të pagave.

“Në atë kohë, kemi kujtime të mira, kur ishte kryeministër Thaçi, pagat ishin tmerrësisht të ulëta, Thaçi nisi me ngritje, madje me ngritje kogja kapitale. Ne shkuam të lusim, pasi atë kohë thanë që po shkon FMN-ja, thamë 50 nuk po i marrim mos te marrim në qafë Kosovën. Shkuam i tham kryeministër ne po lshojmë pe, mos të jetë 50. Tha a je ti me i mbrojtë arsimtarët. Ai tha: Kam thënë dhe u kry. Ai kur e thoshte fjalën, e thoshte…Te arsimi ka qenë konkret, na e ka bërë pagën dinjitoze”, ka thënë Jasharaj, përcjell Demokracia.com.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close