fbpx
Lajme

Kurti shkelë premtimet, emëron mbi tre persona me aktakuza për korrupsion

Albin Kurti i cili vazhdimisht ka folur për luftën kundër korrupsionit, tanimë është duke emëruar persona me afera korruptive.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmanin, i cili është dënuar për keqpërdorime me paratë e buxhetit të Kosovës.

Mirëpo, Rrahmani në tetorin e vitit 2018 është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë pasi ishte vërtetuar se gjatë kohës në të cilën ka ushtruar pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, duke e shfrytëzuar këtë pozitë ka tejkaluar kompetencat e tij ligjore në mënyrë që t’i sjellë vetës përfitim pasuror.

Gjithashtu, edhe Kryetarja e Grupit Parlamentar të VV-së znj. Mimoza Kusari ka aktakuzë për korrupsion për privatizimin e KEK-ut. Njësoj edhe Ministri Liburn Aliu ka një aktakuzë aktive.

Gjithashtu, ka edhe deputetë të tjerë me aktakuzë për korrupsion. Albulena Haxhiu është në procedurë gjyqsore për hedhjen e gazit lotsjellës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close