fbpx
Lajme

Rusia teston raketën bërthamore ‘Satan 2’

Rusia testoi me sukses raketën bërthamore ‘Satan 2’. Testimin e konfirmoi ministri i Mbrojtjes së vendit.

Raketa, e cila njihet gjithashtu si RS-28 Sarmat u lëshua nga qendra Plestek dhe fluturoi për rreth 5700 kilometra, përpara se të godiste objektivin në Kura.

Tri nëndetëse që mbajnë armatime bërthamore ndërmorën gjithashtu testime të raketave balistike. Sipas ushtrisë ruse, dy nga nëndetëset i testuan raketat në detin Okhostk, në veri të Japonisë, afër Koresë së Veriut, ndërsa tjetra u lëshua në detin Barents në oqeanin Artik.

Ministri rus i Mbrojtjes tha në një deklaratë se forcat ushtarake të vendit të tij kishin marrë përsipër disa testime për të menaxhuar forcën e saj strategjike bërthamore. Sipas tij, të gjithë objektivat dhe trajnimet kanë përfunduar me sukses.

Rusia po kërkon të prodhojë një gjeneratë tjetër të raketave balistike ndërkontinentale. Kjo lloj gjenerate do të jetë e aftë të shkatërrojë çdo lloj mbrojtje.

RS-28 Sarmat, ose siç njihet ndryshe Satan 2, mund të përdoret në vitet 2019 ose 2020 dhe do të mbajë mbushje bërthamore prej 40 megatonësh, 2.000 herë më të fuqishme se sa bombat bërthamore të hedhura në Hiroshima dhe Nagasaki.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close