A e dini se cila është pesha ideale e trupit tuaj?
Ju ndoshta keni një numër në mendjen tuaj, por kjo nuk do të thotë se ky numër është i drejtë. Nëse doni të qendroni të shëndetshëm ju duhet të mbani një peshë të shëndetshme në të njëjtën kohë.
Dhe mënyra më e mirë për ta përcaktuar këtë peshë ideale të shëndetshme është llogaritja e indeksit të masës trupore duke përdorur një llogaritës BMI ose thjesht shikoni tabelën që paraqitet tek fotoja.
Sidoqoftë, duhet të theksojmë se tabela e gjatësisë / peshës është krijuar vetëm për burrat dhe gratë e rritura, nuk është e përshtatshme për personat nën moshën 18 vjeç.
Çfarë është indeksi i masës trupore (BMI)?Përcaktimi i asaj sesa duhet të peshoni nuk është aq e thjeshtë sa të shikosh vetëm një tabelë, por merr parasysh sasinë e kockave, muskujve dhe yndyrës në përbërjen e trupit tuaj.
Gjëja më e rëndësishme që duhet marrë parasysh është sasia e yndyrës në trupin tuaj dhe llogaritësi i BMI-së është mënyra e përsosur për të zbuluar përqindjen e kësaj.
Mund të mos jetë masa e përkryer por jep një vlerësim mjaft të mirë. Nëse BMI-ja juaj është më e lartë se 24.9 ju mund të jeni mbipeshë.