fbpx
Lajme

Salihu e pranon se ishte në burg sepse kishte hapur kundërligjshëm kutitë postale të Gërvallës

Salihu ishte arrestuar nga autoritetet gjermane si i dyshuari kryesor për këtë vrasje dhe ishte mbajtur më shumë se gjysmë viti në burg. Për mungesë faktesh bindëse, Riza Salihu ishte liruar.

Policia gjermane kishte lëshuar urdhër arrest ndaj Riza Salihut më 21 janar 1982, duke u bazuar në angazhimet e tij të mëhershme dhe në dëshminë e gjermanit fqinjë të Jusuf e Bardhosh Gërvallës.

Ja si autoritetet gjermane ia kishin publikuar fotografinë e Riza Salihut në mediet gjermane. Salihu ishte zënë nga autoritetet gjermane duke ia marrur dërgesat postare Jusuf Gërvallës.

Në vitin 1978, Riza Salihu kishte formuar “Grupin Komunist Zëri i Kosovës”. Sipas Ibrahim Kelmendit, eprorët e UDB-së e kishin urdhëruar Riza Salihun që ta formojë atë grup, për të identifikuar të interesuarit për veprimtari patriotike e çlirimtare në Gjermani dhe në Kosovë.

Në Gjermani, gjithnje sipas Kelmendit, Riza Salihu e kishte sulmuar Jusuf Gërvallën, duke e quajtur udbash. Në janar të vitit 1980, sipas Ibrahim Kelmendit, Riza Salihu në cilësinë e kryetarit të grupit komunist dhe në emër të organizatës, e kishte urdhëruar Hysen Gegen që ta vriste Jusuf Gërvallën, me arsyetim se është udbash i rrezikshëm.

Riza Salihu ishte akuzuar edhe nga veprimtari Ibrahim Kelmendi për vrasjen e veprimtarit Jusuf Gërvalla. Por, vëllau i Jusuf Gërvallës e kishte mohuar këtë fakt. Riza Salihu i cili e kishte udhëhequr “Zërin e Kosovës”, ishte mbajtur në burg në Gjermani sepse kundërligjshëm i kishte hapur kutitë postale të Jusuf Gërvallës e Ibrahim Kelmendit sepse kishte dyshuar se janë agjentë të UDB-së.

Riza Salihu vazhdimisht kishte dyshuar tek Jusuf Gërvalla. Ai shkon shumë larg në mendimin e tij duke e njollosur deri në ekstrem figurën e Jusuf Gërvallës.

Në një intervistë në Klan Kosova, vet Riza Salihu kishte deklaruar se Policia Sekrete Gjermane e kishte vrarë Jusuf Gërvallën sepse ky i fundit ishte anëtar i UDB-së.

“Realisht vrasësit e Jusuf Gërvallës janë policia sekrete gjermane, është vrarë UDB dhe është akuzuar UDB”, ka deklaruar Riza Salihu në vitin 2012 për Klan Kosovën.

Por, faktet flasin ndryshe, Jusuf Gërvalla kishte kërkuar azil politik sepse ishte i përndjekur vazhdimisht nga UDB-ja.

Por, edhe ushtari tanimë i ndjerë i UÇK-së dhe veprimtari politik Hysen Gega ka rrëfyer duke treguar se “Kjo është e vërtetë, Riza Salihu thoshte dhe propagandonte se Jusufi është agjent i UDB-së. Pohimet e tij më shtynë që unë të bëja pyetje në ambasadën shqiptare në Vjenë se mos kishin ndonjë fakt për Jusufin. Aty atëherë ishte njëri që më duket se quhej Simon Qirici, sekretar i parë, ndërsa vetë ambasadori ishte farefis me Avni Rrustemin. Prej tyre mora garancinë se Jusufi është i pastër dhe se mund të bashkëpunonim lirisht e pa asnjë rezervë me të”.

INTERVISTA skandaloze: https://www.youtube.com/watch?v=Eiw8raTaLhE 35min flitet për vrasjen e Jusuf Gërvallës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close