fbpx
Lajme

Durmishi dhe gruaja e tij me jakne që kapin vlerën e mijëra eurove, rroga e tij vetëm 1100 euro

Zëvendësministri i ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi pas mesnatës doli në inspektim të rrugëve, por ajo që ra në sy te Durmishi ishte jaknja e markës Canada Goose e cila ka një çmim prej 1 mijë e 300 euro.

Por duket se përpos Durmishit edhe bashkëshortja e tij, Mirjeta Durmishi preferon marka të njohura luksoze për veshjet e saj.

Në një fotografi të postuar në rrjetet sociale, ajo shihet e veshur me jaknen e një ndër markave më te njohura në botë, ‘Prada’, çmimi i së cilës kap një shifër prej 2 mijë e 300 euro.

Durmishi në pozitën që ka në Qeverinë e Kosovës ka një pagë mbi 1100 euro, që i bie që jaknet të cilat i kanë të veshura kushtojnë më shumë se një pagë mujore e Zv.ministrit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close