fbpx
Lajme

Peticion online kundër dënimeve të larta të Grupit të Kumanovës, i kërkohet GjND’së ta marrë rastin

Në një web-faqe ndërkombëtare për peticione ka filluar mbledhje e nënshkrimeve online kundër dënimeve të larta të grupit Kumanova, kur kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që të merret paanshëm me rastin.

Javën e kaluar në Shkup u shqiptuan dënime, në tërësi, me 756 vjet dhe 7 persona u dënuan me burg të përjetshëm. Lidhur me dënimet e larta, është hapur një peticion online ku kërkohet rishikimi i rastit nga ana ndërkombëtare dhe synohet që të grumbullohen 10.000 nënshkrime, të cilat mund te përdoren për të kërkuar rishqyrtimin e lëndës.

“Ne kemi arsye të besojmë se janë dhënë dënime kaq të larta për shkak të urrejtjes ndaj shqiptarëve, që përbëjnë 30 për qind të popullsisë. Shqiptarët janë shpesh subjekte të keqtrajtimit nga autoritetet maqedonase. Në 2001’ën ka pasur përplasje mes shqiptarëve dhe policëve pikërisht për në shumë të drejta”, thuhet në kërkesën bashkangjitur në peticion.

Nga 33 personat e arrestuar, shtatë prej tyre u dënuan me burg të përjetshëm, ndërsa 13 të tjerë janë dënuar me nga 40 vjet burg. Të tjerët kanë marrë dënime prej 12 deri në 20 vjet. E, katër nga Grupi janë lëshuar të etjen kur edhe u mbajt seanca ku u shqiptuan dënimet.

Familjarët dhe avokatët e të dënuarve edhe më tutje deklarojnë se dënimi u dha në baza etnie dhe se kanë prituar të afërmit e tyre të gjykohen padrejtësisht, por jo që padrejtësia të rezultojë me dënime kaq të lartë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close