fbpx
Lajme

Sami Kurteshi i VV-së deklaron 1.5 milion euro pasuri të paluajtshme

Ashtu si Alim Rama, edhe anëtari tjetër i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi del se është milioner e gjysmë.

Si pasuri të paluajtshme, Kurteshi ka deklaruar pasuri në vlerë prej 1 milion e 500 mijë eurove.

Bëhet fjalë për një shtëpi të madhe 400 metra katrorë që vlen 1 milion, dhe tri toka që vlejnë 500 mijë, përcjell Periskopi.

Interesante është se Kurteshi i ka vënë vitin e pronësisë së këtyre pronave si vijon: 1910, 1920, 1930 dhe 1950.

Po ashtu, Kurteshi ka edhe një bibiliotekë që thotë se i kushton 70 mijë euro, një veturë 7 mijë për vete dhe një veturë tjetër 3 mijë për bashkëshorten.

Ai ka edhe para të gatshme rreth 20 mijë euro pa përfshirë edhe paratë e gruas (10 mijë).

Paga vjetore e z. Kurteshi është 15 mijë e 995 euro e 49 cent nga KQZ-ja.

Ajo çka është interesante te deklarimi i z. Kurteshi është përshkrimi që ka vënë mu në deklarimin e tij të pasurisë kur akuzon policinë dhe prokurorinë se nuk po zënë hajnat që po ia dëmtojnë biznesin gruas së tij:

“Sai përket NT Luxury ne pronësi të bashkëshortes, ajo edhe ashtu vepron me humbje edhe në ato vlera, ajo qe vidhet nga
hajnat te cilět policia dhe prokuroria e Kosovês nuk i zbulon kurré, sepse me gjasë bashkēpunon dhe zhvatin inspektorët e
ATK, me veprimet e tyre korruptive, të cilat nuk i kontrollon askush.”

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close