fbpx
Lajme

Sami Lushtaku: Bislimi po e barazon luftën e UÇK-së me operacionet shfarosesëse të Serbisë

Dega e PDK-së në Skenderaj

Reagim

Dega e PDK-së në Skenderaj e vlerëson të papranueshme mënyrën se si Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Vetëvendosje po e legjitimon gënjeshtrën e Serbisë për arkivat e UÇK-së. Lufta e drejtë e UÇK-së ishte luftë çlirimtare dhe në asnjë rrethanë nuk mund të barazohet me luftën gjenocidale që ka bërë shteti serb mbi popullin shqiptar në Kosovë. Tendenca për të barazuar luftën çlirimtare të UÇK-së me operacionet shfarosesëse të Serbisë në Kosovë, nga ata që ishin pjesë e establishmentit të Milosheviçit është deri diku e kuptueshme, por është e habitshme dhe e pabesueshme se si kjo bëhet nga zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës.

Partisë që udhëheq sot Qeverinë e Kosovës yrushi për të dëmtuar vlerat më të mëdha kombëtare siç është UÇK-ja nuk i mjafton trajtimi që po u bëhet krerëve të UÇK-së në Hagë, ajo po dëshirojn që t’i legjitimojë gënjeshtrat e Serbisë për UÇK-në.

Arkivat e UÇK-së janë 15 mijë të vrarë, mijëra dëshmorë luftëtarë të UÇK-së, 20 mijë gra shqiptare të dhunuara, qindra masakra anë e mbanë Kosovës, Kosova e shkrumbuar dhe e plaçkitura.Qeveria Kurti çdo ditë, me çdo veprim po cenon historinë tonë të lavdishme, po dëmton rëndë kredibilitetin e shtetit tonë, po përdhos vlerat sublime të Kosovës dhe kombit shqiptar.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close