fbpx
Lajme

Sami Lushtaku i ‘shpëtoi drejtësisë’ – I parashkruhet lënda ‘Arratisja nga QKUK-ja’

Sot janë bërë gjashtë vite që kur ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku së bashku me Ismet Haxhën dhe Sahit Jasharin u arratisën nga Spitali i QKUK-së sipas Prokurorisë.Gjashtë vite pas ka arritur parashkrimi absolut i lëndës ndaj ish kryetarit të Skenderajt Sami Lushtakut për pikën e aktakuzës “Arratisjen nga QKUK-ja”.

Sami Lushtaku, Ismet Haxha, Sahit Jashari e të akuzuarit e tjerë përmes Institutit të Parashkrimit fituan ‘luftën’ me Prokurorinë e Shtetit në këtë çështje penale.Kujtojmë se Gjykata e Prishtinës, me 14 prill 2020, në krye me gjykatësin Shashivar Hoti, mori vendim me të cilin Sami Lushatkun, Ismet Haxhën dhe Sahit Jasharin si dhe të akuzuarit e tjerë i shpalli të pafajshëm për pikën e akuzës “Arratisja nga QKUK-ja”

.KALLXO.com ka raportuar me 17 mars se kjo lëndë do të arrijë parashkrimin në datën 22 të këtij muaji pasi do të bëhen 6 vite nga koha kur prokuroria pretendon se është kryer vepra penale.Pasoja ligjore e parashkrimit të kësaj pike të akuzës është se edhe nëse prokuroria bën ankesë për lirimin e të akuzuarve, ankesa e tillë do të refuzohet për shkak të parashkrimit dhe më asnjëherë nuk do të mund të kthehet çështja penale në rigjykim lidhur me këtë pikë të akuzës.Prokuroria lidhur me ‘Arratisjen’ e 22 majit 2014 nga QKUK në aktakuzë thotë se Sami Lushtaku, Sahit Jashari dhe Ismet Haxha ndërmjet orëve të mëngjesit të datës 20 maj 2014 dhe orëve të mbrëmjes së datës 22 maj 2014, në objektet e Spitalit Rajonal në Prishtinë, duke vepruar në bashkëkryerje dhe sipas një plani të pajtuar ndërmjet tyre deri sa kanë qenë në paraburgim ata kanë ikur nga dhomat e spitalit në të cilat kanë qenë në mbajtje për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore të pretenduar dhe janë fshehur në lokacion të panjohur duke u arratisur nga institucioni ku ata kanë qenë në mbajtje në bazë të një vendimi të ligjshëm që urdhëron privimin e tyre nga liria.

Prokuroria thotë se të akuzuarit Nexhip Shatri dhe tani i ndjeri Sami Gjoka, duke qenë në cilësinë e mjekëve në QKUK, kanë lëshuar raporte të rreme mjekësore në bazë të të cilave kanë kërkuar ekzaminime për të akuzuarin Sami Lushtaku për të mundësuar transfere të rregullta në spital ku ai dukshëm ka gëzuar masa më pak kufizuese, ku ka qenë në gjendje t’i shmanget mbikëqyrjes korrektuese e përfundimisht edhe të arratiset.Prokuroria për këtë arratisje ka ngarkuar me faj oficerët korrektues Bashkim Dervishollin, Valon Behramaj dhe Argjend Behramaj, sepse si oficerë korrektues nuk kanë mbajtur vigjilencën e duhur dhe të vazhdueshme mbi të paraburgosurit duke u mundësuar atyre të ikin nga mbikëqyrja korrektuese, t’i ikin drejtësisë dhe të gëzojnë lirinë e kundërligjshme.

Kësaj aktakuze nuk i ka shpëtuar as drejtori i Qendrës së Paraburgimit të Prishtinës, Emrush Thaçi, të cilin prokuroria e akuzon se ai duke keqpërdorur detyrën zyrtare nuk i ka zbatuar me qëllim detyrat e tij konform ligjit duke u mundësuar të akuzuarve Lushtaku, Haxha dhe Jashari arratisjen nga QKUK-ja.Prokuroria thotë se Emrush Thaçi u ka mundësuar arratisjen të akuzuarve me qëllim të ngritjes në detyrë dhe të bëhej drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Prokuroria e lidhi arratisjen e të akuzuarve nga QKUK-ja edhe me të akuzuarin Shemsi Hajrizi, i cili duke qenë ushtrues detyre i drejtorit të Përgjithshëm në maj të vitit 2014, publikisht kishte refuzuar ta zbatonte vendimin e gjykatësit të EULEX-it, për transferimin e të paraburgosurve nga burgu i Dubravës në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.Prokuroria thotë se Hajrizi, ka nxitur stafin korrektues vartës të tij që të kundërshtojnë zbatimin e vendimit.Aktakuza thotë se personat që i kanë ndihmuar Sami Lushtakut të arratiset dhe të fshihet në një vend të panjohur nga data 20 maj deri me 22 maj ishin Mërgim Lushtaku dhe Dardan Geci.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close