fbpx
Lajme

Sekretari amerikan i Shtetit një ‘këshillë’ shqiptarëve në ditën e pavarësisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson uroi popullin e Shqipërisë me rastin e 105 –vjetorit të Pavarësisë. Në telegramin e urimit, Tillerson përveçse vlerëson Shqipërinë duke e cilësuar aleat të çmuar, vlerëson qeverinë për përpjekjet e vazhdueshme për të zbatuar reformat kryesore të vendit.

Sipas Tillerson, zbatimi i këtyre reformave, lufta kundër korrupsionit publik dhe krimit të organizuar, janë hapa të rëndësishëm për të siguruar një të ardhme më të sigurt për shqiptarët.

Mesazhi i Rex Tillerson:

Shqipëria është një mik dhe aleate e çmuar dhe Shtetet e Bashkuara presin përparimin tuaj të vazhdueshëm drejt integrimit më të madh euroatlantik dhe anëtarësimn në BE. Ne e vlerësojmë shumë kontributin e Shqipërisë në NATO dhe në Koalicionin për mposhtjen e ISIS dhe në promovimin e stabilitetit rajonal. Ne përgëzojmë Qeverinë e Shqipërisë për përpjekjet e saj të vazhdueshme për të zbatuar reformat kryesore përfshirë reformën gjyqësore, luftën kundër korrupsionit publik dhe luftën kundër krimit të organizuar. Këto janë hapa të rëndësishëm për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë për njerëzit tuaj.

Urime për popullin e Shqipërisë në ditën tuaj kombëtare.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close