fbpx
Lajme

SERBIA PARALAJMËRON ARRESTIMIN E HARADINAJT

Nëse Ramush Haradinaj është në dispozicion të ndjekjes serbe, ai do të arrestohet, sepse për ta ka një vendim nga gjykata serb kështu ka deklaruar Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

Stefanoviq ka shtuar se Serbia do të kërkojë nga Interpol që të rishikoj vendimin dhe shpreh besimin se Serbia sërish do të ketë aktiv urdhër arrestin për të.

“Nëse Ramush Haradinaj është në dispozicion të autoriteteve tona të prokurorisë, ne do ta arrestojmë atë për shkak se ka një urdhër gjyqësor aktiv për të,” tha Stefanoviç, transmeton indeksonline

Ministria e Drejtësisë e Serbisë më herët sot Tanjug tha se Interpol nuk mund të heqë vendimin për arrest kundër Haradinajt, për shkak se ajo është lëshuar me urdhër të Gjykatës serbe ose Departamentit për Krime të Luftës të Gjykatës së Lartë në Beograd dhe është ende në fuqi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close