Ish Shefi policisë në Beograd: Albin Kurti ishte në lidhje me vajzën e Zoran Sokoloviqit, shiheshin në Beograd
Ish-shefi i Policisë në Beograd, Marko Nicoviç ka zbuluar se si Albin Kurti ishte në lidhje dashurie me vajzën e ish-ministrit të Brendshëm, Zoran Sokolovic, Lidija Sokolovic.
Zoran Sokolovic ka qenë ministër gjatë kohës kur në krye të Serbisë ishte kasapi i Ballkanit, Slobodan Millosheviq, transmeton Indeksonline.
Lidhja e Kurtit me vajzën e ish-ministrit ishte gjatë viteve 90-ta, shkruan mediumi serb ‘Kurir’.
Sipas Nicoviç, kjo lidhje dashurie më vonë ia shpëton kohën dhe i jep siguri Kurtit në burg.
Ish-shefi i policisë në Beograd, Marko Nicoviç, i cili thekson se për këtë lidhje është folur në qarqe të ngushta, por që nuk ka arritur në media sepse Millosheviq i ka mbajtur nën kontroll dhe nuk ka dashur që skandali të dalë publik.
“E di se kjo marrëdhënie zgjati rreth një vit. Millosheviqi bëri presion ndaj Sokoloviçit për të prishur marrëdhëniet e asaj vajze; ishte e pakonceptueshme që ai të ishte në një marrëdhënie me një shqiptar dhe nga këndvështrimi i Millosheviqit një person me probleme. Kurti, megjithatë, ishte i privilegjuar në burg për shkak të asaj lidhje, asgjë nuk mungonte, por kushti ishte që marrëdhënia të prishej, dhe kështu ishte.” tha Nicovic./Indeksonline/ https://indeksonline.net/mediat-ne-serbi-lidhja-e-albin-kurtit-me-vajzen-e-ish-ministrit-te-millosheviqit-arsyeja-qe-lideri-i-vv-se-nuk-ishte-vrare-ne-burg/