fbpx
Lajme

Shefqet Krasniqi: Ishim bashkë në paraburgim, i thash o Gani Geci, kam qef me të pa në xhenet

Hoxha Shefqet Krasniqi ka rrëfyer për kohën që ka kaluar në paraburgim në një dhomë me Gani Gecin. Në emisionin “rruga e ndriçuar”, ai ka treguar për raportet me të akuzuarin për vrasje.

“I kam than o Gani Geci, kam qef me të pa në Xhehnet, e tybe dije qe s’ka xhehnet pa namaz”, ka treguar Krasniqi.

Por, Geci nuk i është përgjigjur kësaj thirrje të Hoxhës. Megjithatë, nuk e ka penguar atë t’i kryej obligimet e tij fetare.

Krasniqi tregon se gjatë kohës kur ka falur namazin, Geci ka qëndruar në këmbë.

“Ai ka ndejt në kam’ kur unë kam fal namaz dhe ka pas shumë konsideratë për mua”, ka treguar Krasniqi.

Hoxha ka bërë të ditur se tani pavarësisht se nuk janë më në të njëjtën dhomë, kanë mbetur miq të mirë dhe e ka vizituar Gecin disa herë në Llaushë. /GazetaFjala/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close