Sheholli: Ramushi i ka gjetur shumë dokumente në Deçan dhe ua ka shti fitilin, mund të kishte vëllavrasje
Madje, edhe bashkëpunëtor të Serbisë, shkruan gazeta inFokus.
Por, a ka në të vërtetë politikan kosovar që janë bashkëpunëtor të Serbisë dhe se kur do të mësohen se kush në të vërtetë janë ata.
Për këtë çështje, ka folur në Kontra me Halil Berishën, ish-pjesëtari i Sigurimit Shtetëror gjatë fillimit të viteve të 90-ta, Fatmir Sheholli.
Bile, edhe detyra që Sheholli e kishte sa ishte pjesë e Sigurimit Shtetëror, ishte analizimi i informatave për personalitete të ndryshme e që e cila edhe i ka jap çasje për të pas informata në lidhje me këtë temë.
“Kam punuar nja 2 vjet e gjysmë në analitikë, që thirret ti ketë dosjet brenda saj, e operativa p.sh Bedriu e ka një lëndë pune, e përgjimi e përcjellja fizike, shënimet nga bashkëpunëtoret e rezidentët këto në një dosje rregullohen, futen e bëhet përcjellja edhe rritet dosja në momente të caktuara, unë kam lexu shumë në analitikë e në periudha kur Sigurimi Shtetëror është udhëhequr nga shqiptarë deri në vitet e 90-ta, që ka qenë kryeshef po tash nuk po du me hy me emra e i dini vet do gjëra që ka këtu publicistë e analistë që baballartë i kanë pas kryeshefa të Sigurimit Shtetëror e vëllezër e motra që kanë punuar”, ka thënë Sheholli.
Ndërsa ka thënë që është problematike që edhe të bëhen të ditur emrat, në këtë kohë, pasi do të mund të shkaktonte edhe telashe e probleme mes qytetarëve, shkruan gazeta inFokus.
“Nuk është bash e lehtë të kuptohet kush ka qenë bashkëpunëtor i një kohe të caktuar pasi shifrat e kodet që janë gjëra që ndoshta ne në analitikë kemi mund pak me i ditë kush mundet me kanë po është goxha e vështirë, por është një thënie e pashkruar që duhet të shkojnë nja 50 vite e të dalin disa të dhëna”, ka thënë Sheholli.
Sheholli, në Kontra me Halil Berishën ka shtuar që sistemi i asaj kohe, pati depërtuar shumë thellë, andaj edhe nuk duhet çuditur edhe nëse dalin dokumentet e faktet, shkruan gazeta inFokus.
“Mos harroni që sistemi komunist ka depërtu shumë thellë e nuk duhet të çuditemi edhe në këtë studio ndoshta ndonjë katragjysh i joni me ose pavetëdije ka hy në këto sene, se sistemi i Titos e Hoxhës e shumë tjerëve thonin shuni mos folni se edhe muret dëgjojnë, nuk kishte qenë mirë që këto çështje ato arkiva të hapen, njëherë z. Haradinaj e ka thënë, Ramushi, që i kanë gjetë aq shumë dokumente në Deçan e veç ja u ka shti fitilin e i ka kallë se mundet të vije tek vëllavrasja, Franca në kohën e vet i ka vra 2mijë e 500 kishte si tradhtarë që kanë qenë rreth 230 po kur të kap ajo vala nuk njeh tash jemi në periudhë civilizuese, ndoshta Serbia vet i qet këto muhabete po sa i besohet tash, nuk e di”, ka thënë Sheholli.
Ndërsa, Bedri Elezi, po thotë ka politikan që i kanë shërbyer shërbimit sekret serb.
E tash, sipas Elezit, tash ata janë peng i tyre dhe informatave që ata i posedojnë, shkruan gazeta inFokus.
“Është krejt normale që kemi politikanë që në një kohë të caktuar i kanë shërby shërbimit sekret serb që janë tash peng i informacioneve të tyre, kemi politikan në Kosovë që në të kaluarën e tash është aktuale çështja e hedhjes në pritë e Zahir Pajazitit e sigurisht që edhe atëherë Serbia ka mund të infiltroj brenda UÇK-së e ti përdor të njëjtit edhe për deklarime eventualisht për krime lufte në Kosovë, ka pas luftë të pastër, ka ndikimin e shteteve jodemokratike që po mundohen të thonë që intervenimi i NATO-s ishte i gabuar pasi këtu kishte luftë jo të pastër e shërbimet sekrete janë munduar që përmes mekanizmave , e dini ka pas të arrestuar rus për spiunazh e të UNMIK-ut që ata i kanë pranu gjyqtar e prokuror që sot e kanë mekanizmin e ndjekjes”./Gazeta inFokus/