fbpx
Lajme

Shokon Kajtazi: Kam informacione që Serbia mund të ndërhyjë ushtarakisht në Veri

Gazetari Vehbi Kajtazi kishte paralajmëruar para dy ditësh për aksionin në Veri të Mitrovicës. Ai poashtu, pas aksionit ka dhënë informacione tjera që ndërlidhen me reciprocitetin për targat.

Ai ka thënë se situata është shumë serioze. Sipas tij, ndërkombëtarët janë kundër këtij vendimi të Qeverisë Kurti.

Ai në Debat Plus ka thënë se vendimi është i drejtë, por politikisht i gabuar. Sipas tij “nëse vetëm një incident i vogël ndodhë në Veri atëherë Serbia mund të ndërhyjë edhe ushtarakisht”.

Ai ka thënë se nuk po flet kot për këtë temë, por që informacionet i ka të tilla. Ai ka theksuar se kam frikë KFOR-i nuk do të luftojë më për ne.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close