Shyti i UÇK-së: Kur Thaçit i ra ndërmend të luftoi në 1993, unë isha në diskotekë në Zvicër, kam respekt të veçantë
Ish-komandanti i Njësisë Speciale të UÇK-së, Bekim Shyti, ka dhënë mendimin e tij në emisionin Konak për njërin nga themeluesit kryesor të UÇK-së Hashim Thaçin. Bekim Shyti ishte i plagosur katër herë dhe me shumë familjarë të afërm ishte inkuadruar direkt në luftën e UÇK-së.
“Hashim Thaçi me ushtarët e vet të UÇK-së dhe me politikën që e ka ba, ja ka qitë kapakun dhe sot jemi të lirë dhe raporti Kosovë – Perëndim – Amerikë është shumë ma ndryshe se si ka qenë në 1878 në Kongresin e Berlinit…! Sot kur më pyet për Hashim Thaçin unë kam respekt të veçantë për shkak se ai njeri jo rastësisht është denuar 16 vjet nga Gjykata e Serbisë, për shkak se kur i ka ra ndërmend Hashim Thaçit me luftu dhe me ba aktivitete unë kam qenë nëpër diskoteka në Zvicër, për besë atë kohë s’mu kish kujtu në vitin 1993/1994 që duhet mi rrok pushkët”